Poezia e Gjergj Fishtes
- dua.com Team ·
- 03.10.2019 ·
- ·
- 4 min read
Poezia e Gjergj Fishtes, kemi lexuar gjëra të papërsëritshme dhe shumë të vërteta. Gjergj Fishta është një figurë e mirënjohur
Ka qënë shkrimtari i parë shqiptar i propozuar për çmimin ‘Nobel’.
Siç e dimë të gjithë, ai lindi në fshatin Fishtë të Lezhës më 23 tetor 1871, por sot shtëpia e tij është pluhurosur nën rrënojat e veta. Megjithatë, krijimtaria e tij nuk ka për tu pluhurosur kurrë për sa kohë që do vazhdojë të jetë aktuale për Shqipëtarët edhe sot.
Poezia e Gjergj Fishtes që do lexoni është një poezi e vështirë për tu kuptuar, por kryevepër për mendimin tim. Nëse keni vështirësi ta kuptoni menjëherë po ua përmbledh me pak fjalë. Siç e dini nga historia, territoret e Shqipërisë u copëtuan në Konferencën e Londrës, në vitin 1913. Edhe sot kjo pjesë e historisë mbetet plagë e pashërueshme derisa të na rikthehen në trung të gjitha gjymtyrët e copëtuara. Figuracioni i poezisë së Fishtës këtu është shumë i goditur.
Se Shqypnia U Rrudh E Vogel
Kishin Hyp Nji Rreze Dilli
Ai Shen Pjetri e Ai Shen Mhilli
E Po Flisnin Per i Hall Te Vjeter
Ai Shen Mhill Me Njat Shen Pjeter
Se Shqypnia U Rrudh e Vogel
Per Shqyptart Sa Nji Gogel
Lene T`shejt e Mos Ta Zgjasim
Zbresin N`toke Shqypnin e Masin
Moren T`shejt Nji Lamsh T`mashit
Nisen Matjen N`Preveze T`tashin
Mirpo Lamshi u Ka Mej
Porsa Mbrin T`shejtnit Ne Qafe Peje
Edhe Nejse Mos Me u Zgjat
Si Me Mat Shqypnin e Ngrat
Peni i Mashit Asht Mbaru
Vrik Kalon Dreqi Mallku
I kane Pre Kryet Lekuren i Kan Rru
E Me Ate Lesh Kan Ba Nji Dredhe T`Djallit
Qysh Se u Mat Me Dredhe T`Djallit
Asnji PUn S`na Shkon Per S`marit
Sesa Nisim Nji Pune T`re
T`paret Qe e Prishim Jemi Ne
Troç Dy Fjale Kombit Mbare
Sy Me Sy Me Ja Than Deshta
Ma Zor Mblidhen Dy Shqiptar
Sesa Mblidhet Nji Thes Me Pleshta
Përmbajtja e poezise është kjo:
Shen Pjetri e Shen Mhilli pasi shohin nga lart se çpo bëjnë me ne Fuqitë e Mëdha, diskutojnë për ndarjen e territoreve të Shqipërisë. Ndaj, zbresin poshtë për ta matur vet, mirëpo u mbaron lëmshi në Qafë Pejë. Pas kësaj djalli (dreqi) kalon furishëm dhe të shenjtët e vrasin. Flokët e dreqit i marrin për të bërë një tjetër lëmsh që të masin tërritoret e mbetura të Shqipërisë.
Në vargjet e mëposhtme kuptojmë se janë vet shqipëtarët ata që bëhen pengesa e ecurisë dhe zhvillimit të tyre.
“Sesa Nisim Nji Pune T`re
T`paret Qe e Prishim Jemi Ne”
Se patriotët e vërtete dhe ata që e duan Shqipërinë mbi gjithçka, kanë mbetur nga Preveza e deri në Qafë Pejë. Aty ku të shenjtët patën mundësi të masin Shqipërinë pa ndërhyrjen e djallit. Pjesa tjetër është ngërthyer nga lemshi i bërë nga flokët e dreqit. Dhe pasojat ndihen edhe sot. Me vargjet e fundit Fishta na godet fortë, duke na treguar se fajtorët jemi ne për çdo fatkeqësi tonën pasi nuk u bashkuam kur duhej.
“Troç Dy Fjale Kombit Mbare
Sy Me Sy Me Ja Than Deshta
Ma Zor Mblidhen Dy Shqiptar
Sesa Mblidhet Nji Thes Me Pleshta”
Për sa kohë do të ekzistoj kjo ndasi dhe kjo mosmarrëveshje e vazhdueshme, ky vend nuk do të bëhet kurrë. Fishta e ka ditur këtë gjë këtu e 100 vjet para.