Produktiviteti
- dua.com Team ·
- 02.03.2021 ·
- Kuriozitete ·
- 13 min read
Produktiviteti, nuk është e lehtë të jesh produktiv kur je i mbyllur në shtëpi. Sidomos kur vetizolimi po zgjatë me javë. Në rast se spontaniteti nuk po funksionon për ju dhe keni filluar të ndiheni dembel, ne do të ju ndihmojmë!
Besojmë se krejt çka ju duhet është një rutinë më strikte. Një plan të cilin do ta ndiqni. Kësisoj nuk do të mërziteni dhe të jeni më produktiv. Nëse sikur shumica prej nesh jeni duke punuar nga shtëpia këto ditë, atëherë ndiqni këto këshilla.
Të thjeshta por efektive! Jemi të sigurtë se do të funksionojnë edhe tek ju!
08:00 Akivizoni trupin tuaj me ushtrime dhe ushqim
Para se të filloni të jeni produktiv në punë kujdesuni për trupin tuaj. Pa nisur orari i punës bëni të paktën disa zgjatje të muskujve. Joga, ose ushtrime të lehta. Cilendo që ju e preferoni.
E rëndësishme është të lëvizni trupin. Kështu do të ndiheni më mirë. Mos harroni edhe të hani një mëngjes të pasur.
Vakti më i rëndësishëm i ditës duhet të konsumohet gjithsesi të paktën një orë pasi që jeni zgjuar. Prandaj mos e filloni ditën pa këto dy gjëra. Kështu produktiviteti do te rritet.
09:00 Filloni punën dhe mos harroni muzikën
Përgatitni një playlist me këngët që ju mbajnë në disponim të mirë. Tek sa punoni ju duhet muzikë në sfond që t’ju ndihmojë të koncentroheni. Kjo varet nga tipi i punës por në përgjithësi muzika ndihmon. Kështu që kujdesuni që ajo të mos mungojë. Përpiquni nga dita në ditë ta ndërroni në mënyrë që të mos ju bëhet monotone.
12:00 Dreka dhe pauza
Që punoni nga shtëpia nuk do të thotë se duhet të punoni pa pauzë. Mos harroni të shfrytëzoni pauzën tuaj të drekës. Ushqehuni dhe mbledhni energji për pjesën tjetër të ditës. Relaksohuni dhe bëhuni gati për pjesën e dytë të orarit që ju pret.
14:00 Kontrolloni listën e gjërave që duhet të bëni
Në mesin e ditës shikoni edhe sa punë ju kanë mbetur pa bërë. Gjithmonë është mirë nëse jemi të vëmëndshëm se apo ecim sipas planit tonë. Të pasurit një plan na bën gjithmonë më produktiv.
Prandaj është më mirë që t’i përmbahemi atij deri në fund. Nëse në mes të ditës kontrollojmë se a po ecim mirë na ndihmon t’i plotësojmë ngecjet tona. Nëse kemi pasur të tilla.
15:00 Lëvizni sërish trupin tuaj
Mos harroni të kujdesni për trupin tuaj. Puna ulur ju shkakton lodhje prandaj lëvizni trupin tuaj.
Zgjohuni nga karrika. Bëni disa hapa. Ndoshta mund të bisedoni në telefon me ndonjë koleg derisa jeni duke lëvizur brenda shtëpisë kështu ndrroni pozicion dhe relaksoheni pak nga puna.
16:00 Një orë me punë të pandërprerë
Përfundoni orarin tuaj me një orë punë të pandërprerë. Finalizoni gjithçka që ju duhet. Në fund kur ora të shënoi 17:00 sigurohuni se keni kontrolluar të gjitha emailet dhe jeni përgjigjur. Kësisoj ditën e neserme të punës do ta nisni më lehtë dhe do të jeni më të qetë. Kështu produktiviteti juaj do te rritet.
18:00 darka dhe relaksi
Vaktin e fundit të ditës mos e hani më vonë se në orën 18:00! Kjo është koha kur duhet të jeni më të relaksuar. Pasi keni gatuar diçka pas punës ushqehuni dhe keni kohë të bisedoni me njerëzit që ju rrethojnë.
Qoftë me ata që jetoni së bashku apo me miqtë dhe të dashurit tuaj përmes bisedave në telefon apo videothirrjeve. Në mbrëmje është koha e filmave, leximit, lojërave apo shkurt argëtimit.
E meritoni pas një dite të gjatë! Vetëm se kujdesuni të mos flini shumë vonë në mënyrë që edhe e nesërmja të jetë ditë produktive gjithashtu. Kështu produktiviteti do te rritet.
Pse zbatimi i ‘Efektit Elon Musk‘ rrit produktivitetin?
Shpesh luftoni fort për të rritur produktivitetin tuaj, por jo gjithnjë arrini të thyeni barrierën psikologjike që ju pengon.
“Gjëja më e rëndësishme në lidhje me artin është të punosh. Asgjë tjetër nuk ka më shumë rëndësi përveç se të ulesh çdo ditë dhe të provosh.”
Nëse dëshironi të jeni të suksesshëm dhe të përparoni vazhdimisht drejt ëndrrave tuaja, atëhere bëni mirë që të ndiqni modelin e atyre që ia kanë dalë. Më poshtë keni disa strategji që Elon Musk përdor për t’a ndihmuar të punojë në mënyrë efikase.
Programoni kohën tuaj
Nëse nuk dini si ta kontrolloni kohën tuaj, do të zbuloni se do jetë koha ajo që do fillojë t’ju kontrollojë. Në vend që të jetoni çdo ditë me spontanitet, caktimi i detyrave është një mënyrë fantastike për të përfunduar punët tuaj në kohë.
Po të keni një motiv për të punuar, është shumë më e lehtë të gjesh energjinë për të realizuar gjithçka tjetër që do të bësh. Nuk do mend, edhe jeta pa motiv nuk ka kuptim.
Elon Musk e ndan ditën e tij duke krijuar “time blocks” prej pesë minutash. Megjithatë, nuk ke nevojë të shkosh në të njëjtin nivel të menaxhimit. Por, në këtë mënyrë do të përmirësoni produktivitetin tuaj kështu produktiviteti juaj do te rritet.
Që kur fillova të planifikoja ditët e mia, kam vënë re se jam shumë më efikase gjatë ditës se më parë. Kështu që nëse doni të përfundoni më shumë punë, ndani ditën tuaj në segmente 30 ose 60 minutëshe.
Krijoni objektiva ambiciozë
Nëse nuk tentoni kurrë të dilni nga zona juaj e rehatisë, nuk do ta dini kurrë se çfarë jeni në gjendje të arrini. Pra, nëse doni të rrisni produktivitetin tuaj, duhet të zgjeroni kufijtë e asaj që mund të bëni.
Elon Musk ka thënë:
“Hapi i parë është të përcaktoni se diçka është e mundur; pikërisht në aë moment fillonë e ndodh.”
Nuk ka asgjë të keqe të punosh 9–5, sa për të vendosur ushqim në tryezë për familjen e tënde. Por, nëse dëshiron të jesh si Elon Musk, dhe të realizosh atë që shumica e njerëzve nuk e kanë bërë kurrë, duhet të mendosh në një mënyrë ndryshe nga shumica
Identifikoni zakonet e atyre që doni të ndiqni
Me fjalë të tjera, duhet të identifikoni zakonet e njerëzve produktivë dhe t’i zbatoni ato në jetën tuaj. Për shembull:
- Nëse një detyrë normalisht zgjat një orë, përpiquni ta përfundoni atë në tridhjetë minuta. Edhe pse noshta nuk do mund ta përfundoni brenda asaj kornize kohore, do të zhvilloni etikë pune tepër efikase.
- Kur keni një synim specifik që doni ta arrini, përpiquni ta dyfishoni atë. Ndoshta nuk do ta arrini dot, sidoqoftë, do filloni të gjeni mënyra të reja për të arritur synimet tuaja shumë më shpejt.
- Nëse doni të keni takime më efikase, përgjysoni kohëzgjatjen e tyre. Keni për tu habitur kur të kuptoni se sa kohë harxhojnë njerëzit në takime.
Kur vendosni objektiva ambiciozë në çdo aspekt të punës tuaj, do të shndërroni edhe produktivitetin tuaj
Kini parasysh se niveli juaj i produktivitetit nuk do të shkojë nga zero në njëqind brenda ditës. Pasi të filloni të hidhni hapa të përditshëm drejt të qenit më produktiv, do bëheni më sistematik.
Një herë Elon Musk është shprehur:
“Unë mendoj se në fakt është mëse e mundur që njerëzit e zakonshëm të zgjedhin të jenë të jashtëzakonshëm.” Të them të drejtën edhe unë jam e të njëjtit mendim. Jam e bindur se jeni të destinuar të arrini gjëra të mëdha në çdo aspekt të jetës tuaj.
Gjithçka qe duhet të bëni është të identifikoni zakonet e njerëzve që admironi dhe t’i zbatoni ato në jetën tuaj. Sepse gjithçka që keni dëshiruar më shpesh se sa jo janë brenda mundësive tuaja. Thjesht duhet të jeni i gatshëm që të punoni për to.
Ja 8 teknika që do të 10fishojnë produktivitetin tuaj
Çfarë do të 10fishonte produktivitetin tuaj? Para se t’i përgjigjemi pyetjes na lejoni t’ju themi diçka të rëndësishme. Ekzistojnë dy lloje të njerëzve në këtë botë
“Ata që përmbushin detyrat e tyre dhe ata që nuk i përmbushin pavarësisht gjithçkaje.” Koha është falas, por e paçmueshme.
Ka shumë mundësi që të keni çdo ditë përgjegjësi dhe punë plotë për të bërë, por të qenit “produktiv” nuk është njësoj si të qenit “i zënë me punë”. Adoptoni disa nga këto zakone në 10 minutat e ardhshme dhe do rrisni produktivitetin tuaj në punë si kurrë më parë.
Mësoni cilat gjërave t’u jepni përparësi
Nuk do të arrini asgjë në jetë nëse nuk jeni të qartë për atë që dëshironi. Nëse keni plane kjo do t’ju detyrojë të veproni. Prioritetet janë gjëra që duhet t’i përmbushni si në jetën tuaj personale ashtu edhe në punë. Njerëzit e suksesshëm dhe efektivë e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe kur ta bëjnë. Kjo është ajo që u rrit atyre produktivitetin. Jo vetëm kaq, por dinë edhe cilat mjete nevojiten për t’i ndihmuar që të arrijnë qëllimet e tyre. Të dini se cilat gjërave t’u jepni përparësi, ndikon drejtpërdrjet në suksesin e jetës dhe biznesit tuaj. Kështu produktiviteti juaj do te rritet.
Largoni gjithçka të panevojshme nga koka juaj
Mos u mbështetni shumë tek kujtesa tuaj. Do t’ju lërë në baltë kur t’ia keni më shumë nevojën. Ndaj këshilla e duhur do ishte t’i shkruani gjërat çdo ditë. Duke shënuar gjithçka që duhet të kryhet gjatë javës, do të keni një pasqyrë më të mirë të asaj që duhet të arrihet. Kështu do mund të vendosni përparësitë tuaja në përputhje me rrethanat. Produktiviteti juaj do të pësoj rritje.
Dalloni gjërat urgjente nga detyrat e rëndësishme
Ajo që është urgjente sot mund të mos jetë e rëndësishme nesër. Është detyra juaj të dini se çfarë është urgjente dhe ka nevojë për vëmendje të menjëhershme dhe çfarë është e rëndësishme që mund të shtyhet deri nesër. Vendosni rregulla dhe kufij të qartë në mënyrë që të mos mbingarkoheni.
Kur detyrat tuaja ndahen në të rëndësishme dhe urgjente, ka më shumë të ngjarë t’u kushtoni vëmendje atyre dhe t’i bëni ato sa më shpejt që të jetë e mundur.
Si të përqendroheni dhe t’i merrni punët me radhë
Aftësia për t’u përqëndruar është një aftësi e nënvlerësuar. Kryerja me radhë e detyrave duke i dhënë secilës rëndësinë e vet ndryshon gjithçka.
Produktiviteti juaj mund të rritet nga 25 herë nëse përfundoni një detyrë pa shpërqëndrim para se të kaloni tek tjetra.
Në këtë mënyrë realizoni më shumë në më pak kohë dhe me më pak stres. Kështu produktiviteti juaj do te rritet.
Jetoni jetën me formulën 80/20
Jam i sigurt se keni dëgjuar për Parimin Pareto, i njohur edhe si rregulli 80/20. “Përqendrohuni tek ato pak gjëra që ju sjellin më shumë përfitim.”
Parimi thotë që: “Për shumë ngjarje, afërsisht 80% pasojave vijnë nga 20% e shkaqeve.”
Si ta aplikoni këtë në punë? E thjeshtë! Zgjidhni 20% të detyrave që japin 80% të rezultateve dhe burimeve të jashtme dhe thjesht ndërprisni pjesën tjetër. Që të arritini më shumë dhe të lodheni më pak, përdorni rregullin e DMR. Zgjidhni tre Detyrat Më Të Rëndësishme çdo ditë dhe përqendrohuni plotësisht në kryerjen e tyre brenda një kohe specifike. Kjo do të rrisë me patjetër produktivitetin tuaj.
Zotëroni dhe përvetësoni kohën tuaj
Nëse 80% e rezultateve tuaja do të vijnë nga 20% e kohës suaj, imagjinoni sikur ta aplikoni atë rregull kudo. Me pak fjalë do t’ju duhet vetëm të punoni vetëm 20% të kohës. Konsiderojeni kohën tuaj si një investim të vlefshëm.
Çdo detyrë e ditës duhet të jetë e arritshme, realiste dhe të lidhet me kohën. Më e rëndësishmja është se çdo detyrë duhet të eci paralel me qëllimet e tua për ditën, javën ose muajin. Zotërimi i kohës do t’ju shtyjë të përqendroheni dhe të jeni më efikas. Kështu produktiviteti juaj do te rritet.
Mos jini perfeksionist
Nëse vazhdoni të ndiqni përsosmërinë, mund t’ju duhet më shumë kohë për t’i kryer detyrat tuaja. Me shumë mundësi do të jeni më pak produktivë nga sa e keni planifikuar.
Kjo do t’ju bëjë të humbisni kohë dhe ndoshta do të mërzitni shefin tuaj. Perfeksionizmi është edhe më i lartë kur nuk i jepni llogari askujt, por vetëm vetes. Përfeksionizmi nuk ka fund kurrë.
Masni inputet dhe rezultatet tuaja
Mos mat vetëm ato që ke arritur, por edhe ato që mund të kishe arritur nëse do të kishe përdorur parimet e duhura të punës. Shqyrtoni vazhdimisht punën tuaj. Mësoni si të masni imputet dhe rezultatet e punës suaj. Mos nënvlerësoni asgjë në punë tuaj.
E vërteta në lidhje me jetën është se: “Jetojmë në një botë ku shumë gjëra marrin kohën tuaj më të madhe por nuk ju më shumë rezultatet dhe shumë pak prej këtyre gjërave janë të vlefshme.”
