Pulë me lulelakër

  • dua.com Team ·
  • 27.07.2019 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

A keni gatuar apo provuar ndonjëherë pulë me lulelakër? Kjo është një nga recetat më të shijshme me pulë që mund të përgatisni. Mos e humbisni rastin ta provoni dhe ta shijoni. Më poshtë ne po ju prezantojmë recetën në detaje.

Përbërësit:

  • 4 shpatulla pule
  • 4 filxhanë lulelakër
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 12 thelpinj hudhre

Përgatitja:

  • Hapi 1 – Së pari pulën lajeni e thajeni.
  • Hapi 2 – Në një enë të madhe ngroheni vajin e ullirit e aty piqeni me kujdes në të gjitha anët pulën e pastruar.
  • Hapi 3 – Më pas, largojeni pulën nga tava e shtoni aty lulet e lulelakrës dhe thelpinjtë e paqëruar të hudhrës.
  • Hapi 4=  Zbrazini të gjitha në tepsinë adekuate bashkë me pulën dhe vazhdojeni pjekjen edhe për 25 minuta të tjerë në 200 gradë.Nëse i keni ndjekur këta hapa do të thotë se kjo receta pulë me lulelakër është e gatshme për servim. Mos harroni se mishi i pulës është shumë i shëndetshëm për të gjitha moshat. Në anën tjetër, lulelakra plotëson 73% të dozës ditore të vitaminës C. Ajo përmban thuajse zero gramë yndyra, sodium ose sheqer. Me të vijnë me një sërë përfitimesh shëndetësore, nga mbrojtja nga kanceri deri tek përmirësimi i shëndetit mendor.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023