Puna juaj – Avantazhet dhe disavantazhet e saj!

  • dua.com Team ·
  • 15.06.2021 ·
  • ·
  • 17 min read

Puna juaj – A vlen ta marrësh parasysh si alternativë të realizueshme apo jo? Pushimet verore janë këtu, një pjesë e mirë e të rinjve mendojnë nëse duhet të nisin një punë verore apo jo.

Për t’iu përgjigjur kësaj dileme po ju kemi sjellë disa argumente pro dhe disa kundra përsa i përket punës verore.

Avantazhet e një pune verore

Puna gjatë verës mund të mos duket aq tërheqëse, por ofron disa përfitime që nuk do t’i merrnit ndryshe. Më poshtë so t’ju rendisim disa nga avantazhet e punës gjatë verës.

  • Procesi i kërkimit të punës do të përmirësojë shumë aftësitë tuaja në intervistë. Madje do të stërviteni mjaftueshëm për të përballuar çdo refuzim të mundshëm me të cilin mund të përballeni në të ardhmen.
  • Keni mundësinë të bëni një pushim të shkurtër nga universiteti pa rrezikuar të bëheni dembel dhe të bini në “kurthin e letargjisë verore”.
  • Jo vetëm që do të fitoni dhe kurseni para, por do të mësoni edhe se si t’i menaxhoni ato.
  • Do të mësoni aftësi të reja të punës që do t’ju bëjnë më të aksesueshëm për tregun e punës në të ardhmen.
  • Do të përjetoni kënaqësi nga puna, sidomos kur të merrni frytet e para të punës suaj.
  • Puna verore është një nxitës i shkëlqyer i vetëvlerësimit.
  • Do të krijoni lidhje të reja dhe marrëdhënie profesionale që mund të bëhen referenca të vlefshme pune në të ardhmen.
  • Do të mësoni teknika se si të trajtoni çdo çështje që lidhet me stresin me të cilën mund të përballeni.
  • Puna verore do të forcojë aftësitë tuaja të menaxhimit të kohës.
  • Do të rriteni si person dhe do të bëheni më të përgjegjshëm.
  • Mësoni se si të silleni me lloje të ndryshme njerëzish dhe personalitetesh.
  • Do të mësoni rëndësinë e përcaktimit të kufijve personal dhe si ta mbani jetën tuaj private të ndarë nga puna juaj.

Disavantazhet e një pune verore

Ndërsa puna verore ka përfitimet e saj, të tilla si fitimi i parave dhe zhvillimi personal, ka edhe disavantazhet e veta. Më poshtë janë disa argumente kundra në lidhje me punën gjatë pushimeve verore.

  • Nëse ju mungon përvoja në punë, çdo pozicion që ju ofrohet mund të mos jetë ai që keni shpresuar.
  • Si një punonjës i ri, çdo kërkesë për ditë pushimi mund të tejkalohet nga punonjësit e tjerë që kanë vjetërsi.
  • Ndodhta do të jeni në gjendje të filloni punë vetëm duke marrë pagën minimale.
  • Çdo plan pushimi veror që keni pasur duhet të qëndroj në pritje.
  • Si punëtor sezonal, mund t’ju duhet të bëni një larmi ndërrimesh të ndryshme. Në varësi të kërkesave të kompanisë, kjo nënkupton ndërrime të shpeshta turni.
  • Orari i punës do t’ju kërkojë të punoni gjatë fundjavave, mbrëmjeve dhe festave.
  • Do shkurtohen aktivitetet sociale dhe kjo do t’ju japë më pak kohë për të kaluar me miqtë dhe familjen tuaj.
  • Do të telefonoheni edhe në ditë pushimi nëse një punonjës tjetër mungon papritur.

Tani që ju renditëm të mirat dhe të këqijat e punës gjatë pushimeve tuaja veroro, është në dorën tuaj të vendosni nëse do t’ju sjellë dobi apo jo.

Keni punë të re? Ja si t’i kaloni sfidat e para!

Nëse keni filluar një punë të re apo pritet ta filloni së shpejti, atëherë urime! Ju e keni atë  që shumë persona e duan dhe luftojnë ta kenë.  Lajmi i mirë është se tashmë keni kaluar sfidat e testeve dhe intervistave të punës dhe jeni gati të filloni.

Nëse jeni stresuar, edhe kjo është e kuptushme. Pa marrë parasysh sa vite përvojë keni, një punë e re është gjithmonë sfiduese. Mirëpo jemi të bindur se ju do të kaloni edhe këto sfida dhe do jeni produktiv nëse ndiqni këshillat tona.

Tregohuni të vëmendshëm

Në ditën e parë në punë të re duhet të tregoheni shumë të vëmendshëm. Kështu do të kuptoni më mirë se çfarë po ndodh rreth jush. Pikërisht në ditën dhe javën e parë ju do të mësoni rregullat e ambientit ku do të punoni si dhe hapësirën që do të shfrytëzoni.

Prandaj kujdesuni që me fillim ta merrni hapin dhe të kuptoni se si shkojnë gjërat në këtë ambient të ri.

Bëhuni  të saktë

Sidomos në fillim ju duhet ta dëshmoni vetën si një person i saktë. Nisur nga koha kur shkoni në punë. Përpiquni të jeni të saktë më orarin. Nëse shkoni 5 minuta më herët do të jetë edhe më mirë.

Saktësi duhet të tregoni edhe me përgjegjëgjësit që ju japin punëdhënësit tuaj. Kështu keni mundësi të dëshmoni vetën se jeni të zotët për pozitën që ju kanë besuar.

Shoqërohuni me kolegë

Me kolegët e punës ne kalojmë pjesën më të madhe të ditës. Madje ndonjëherë rrimë më ta më shumë se më shoqërinë apo familjen tonë, shkaku i dinamikës së jetës. Prandaj ka shumë rëndësi që të gjeni një gjuhë të përbashkët me kolegët dhe me ekipin tuaj.

Shoqërohuni me ta. Dilni me ta për drekë dhe filsni edhe për tema që nuk lidhen me punën. Kësisoj ata do të ju njohin më mirë dhe ju do t’i njihni ata më mirë.

Pyesin për gjëra që nuk i kuptoni

Edhe nëse në ditët e para hasni në vështirësi apo në gjëra që nuk i kuptoni mos hezitoni. Mos hezitoni të bëni pyetje. Kjo nuk do të ju bëjë juve të dukeni keq.

Përkundrazi është më mirë të pyesni dhe t’i shmangni gabimet, se sa të gaboni nga frika për të pyetur. Kështu që përpiquni të jeni sa më të hapur. Të komunikoni dhe të jeni vetvetja.

Si të gjeni punë nga distanca dhe të shmangni mashtrimet?

Pandemiaka patur një ndikim të madh në fuqinë punëtore, por më shumë se kurrë më parë, kompanitë po ofrojnë punë nga distanca. Qindra kompani postojnë punë të reja që mund të kryhen në distancë çdo ditë.

Sot do përpiqemi t’i përgjigjemi pyetjes së mësipërme sa më mirë që të mundemi.

Punët më të kërkuara

Është vënë re një rritje prej 12% në listat e vendeve të punës nga gushti deri në muajin shkurt të vitit 2021. Konkretisht, këto kategori pune kanë parë një rritje prej më shumë se 50% në kërkesën e tregut të punës që nga 1 Marsi i 2020-ës:

  • Kompjuter / IT
  • Shërbimi ndaj Klientit
  • Kontabiliteti & Financa
  • Menaxhim Projekti
  • Marketing
  • Shitjet
  • Hipotekë & Pasuri të Patundshme

Shumë industri u goditën rëndë gjatë pandemisë dhe pësuan humbje të mëdha. Industri si shitja me pakicë, udhëtimi / mikpritja dhe planifikimi i ngjarjeve, u gjendën përball një sfide të madhe këtë vit.

Si të gjeni punë nga distanca më lehtë?

Pandemia ka ndikuar në tregun e punës në mënyra të panumërta. Miliona njerëz janë të papunë dhe shumë punë që më parë kryeshin në kontakt të drjetpërdrejtë nuk janë më të sigurta.

Pozicionet e punëve në distancë ofrojnë një litar shpëtimi, duke i lejuar njerëzit të fitojnë të ardhura ndërsa praktikojnë në mënyrë të sigurt distancimin social.

– Nëse do t’u jepet mundësia e zgjedhjes, 65% e punëtorëve preferojnë të punojnë në distancë edhe pas mbarimit të pandemisë.
– Aktualisht 95% e njerëzve që punojnë në distancë thonë se produktiviteti i tyre ka qenë më i lartë ose i njëjtë me atë që kanë patur kur punonin në një zyrë.

Ndërsa kërkoni për punë në distancë, mbani mend disa këshilla, kështu që të mos bini pre e mashtrimeve. Po, po e lexuat mirë, ndërsa kërkesa për punë nga distanca shtohet, shtohen po ashtu edhe mashtrimet online.

Ja si t’i mhmangni mashtrimet

Praktikat e punësimit gjatë pandemisë dhe shumica e intervistave po ndodhin tërësisht në internet – gjë që mund ta bëjë më të vështirë për të kuptuar ligjshmërinë e kompanisë ku po punësoheni. Sidoqoftë, ka disa shenja të dukshme që tregon se një punë është një mashtrim:

– Kërkojnë informacione të tuajat personale para se të keni një ofertë pune
– Ju duhet të paguani për shpenzimet e punës përpara se ta kryeni atë
– Si dhe, ofrojnë shumë para për shumë pak punë në një kohë relativisht të shkurtër (sigurisht nuk e mbajnë fjalën).

Përfundimi: Besojini intuitës tuaj nëse mendoni se është një mashtrim vendi i punës që ju ofrohet. Gjithmonë verifikoni dhe mos hezitoni të provoni përsëri.

6 ide se si të ktheheni gati për punë pas pushimeve

E keni ndjerë ndonjëherë sikur ju duhet një pushim pas pushimeve tuaja. Nisur nga kjo po ju sjell 6 ise se si të ktheheni gati për punë pas pushimeve. Këto sugjerime do t’ju ndihmojnë të kaloni atë lodhje post-pushimeve dhe t’ju rikthej në rrugën e duhur.

Mos u kthe në punë menjëherë pas mbarimit të pushimeve

Të gjithëve u duhet pak kohë për t’u rikthyer në rrjedhën e gjërave. Nëse keni mundësi, merrni një ose dy ditë për t’u çlodhur dhe rikuperuar veten para se të shkoni përsëri në zyrë.

Edhe nëse keni nevojë të rregulloni shtëpinë ose të kryeni porosi, jepini vetes të paktën disa orë që të qetësoheni.

Dy ditë gjumë dhe qetësi pas pushimeve është mëse i nevojshëm, ndaj ndërpritini pushimet pak më herët dhe flini sa ju nevojitet.

Lehtësoni rrugën tuaj drejt punës

Një ditë para se të ktheheni në punë ose mëngjesin e kthimit në punë, merrni pak kohë për të planifikuar ditën tuaj. Bëni një listë të gjërave me gjithçka që dini se duhet të bëni dhe jepni përparësi taskave që duhet bërë sa më parë.

Filloni me detyrat e vjetra që nuk i keni përfunduar para se të shkonit me pushime. Kjo do t’ju japë një ndjenjë të normalitetit. Mund të tundoheni të hidheni drejtpërdrejt në projekte të reja, por do të mbingarkoheni dhe kjo nuk është mirë.

Përqendrohuni në bërjen e asaj që dini të bëni dhe çfarë kërkon më pak kohë. Fillimi me detyra të vogla që mund të rrisin besimin tuaj.

Sillni me vete një kujtim të vogël nga shtëpia juaj e pushimeve

Suveniret janë kujtime të shkëlqyera personale që mund t’ju kujtojnë se është ok të pushoni dhe të shijoni jetën. Në librin e saj, “Mitet e lumturisë”, profesoresha e psikologjisë UC Riverside Sonja Lyubomirsky ka zbuluar se kujtimi i një udhëtimi të sjell kënaqësi të jashtëzakonshme.

Mund të jetë veçanërisht e dobishme nëse përfshini shqisat si nuhatja. Personalisht më pëlqen të përdor një parfum që më kujton vendin e pushimeve.

Ndërveproni me të tjerët, edhe nëse nuk dëshironi

Disa kolegë mund t’ju afrohen dhe t’ju pyesin për pushimet tuaja. Shumë pyetje mund t’ju bezdisin, megjithatë socializimi është i domosdoshëm.
Mos e vrini mendjen, përgjigjuni sinqerisht. Askush nuk do të mendojë se jeni duke u mburrur.

Nëse shqetësoheni se kjo është ajo që njerëzit do të mendojnë, filloni t’u bëni pyetje në lidhje me pushimet e tyre të ardhshme ose me pushimet e tyre të mëparshme. Do të habiteni se sa shumë njerëzit duan të flasin edhe për udhëtimet e tyre të kaluara. Bisedat si këto do t’ju ndihmojnë të krijoni një lidhje me të shëndoshë me kolegët tuaj.

Shkoni në punë me një frymë të re

Pasi të jeni larguar prej punës për disa kohë, mund të ndodhë që t’i shikoni gjërat me një perspektivë të re. Ndonjëherë kjo është gjithcka që do t’ju nevojitet për të sjellë një mori idesh të reja dhe pse jo të nisni projekte të reja me entuziasëm.

Bëni pushime të shkurtra gjatë ditës

Kalimi ndirekt në punë pas pushimeve garanton mbingrakesë dhe stres të papërballueshëm. Mos lejoni që ndjesia e fajit t’ju detyrojë të besoni se duhet të punoni dyfish për të kompensuar ditët mëse të merituara të pushimeve tuaja vjetore.

Bëni një pushim pesë ose dhjetë minutësh çdo tre orë për tu relaksuar dhe rikthejuni punës me energji e pozitivitet. Mund të duket e pamundur, por do t’ia dilni mbanë.

Katër karakteristikat e një ambienti të shëndetshëm të punës

Vendet e punës janë vendet ku e kalojmë kohën më të madhe të ditës. Prandaj si për punëdhënësit ashtu edhe për punëmarrësit, është e rëndësishme atmosfera dhe rregulli brenda tyre.

Ka shumë rëndësi që të gjithë punëtorët e një kompanie apo biznesi t’i gëzojnë të drejtat e tyre. Në këtë mënyrë ata do të jenë më produktiv dhe të kënaqur.

Më poshtë në kët artikull ne po përmendim disa karakteristka të një ambienti të shëndetshëm punë. Këtu po flasim përtej pagesës së rregulltë dhe pushimeve vjetore të punëtorëve.

Një ekip ku mbizotëron harmonia mes kolegëve

Kur një ekip arrin të krijojë një atmosferë pune ku mbizotëron harmonia ka ecur disa hapa drejt suksesit. Prandaj ka shumë rëndësi që sado i vogël apo i madh të jetë ekipi, të ketë harmoni mes tij.

Një frymë e tillë duhet të shpërndahet që nga menaxhmenti e deri tek punëtorët më të thjeshtë. Vetem duke pasur një harmoni të tillë bashkëpunimi është i sukssshëm.

Një kompani që vlerëson sukseset e punëtorëve

Nëse një ekip apo një një punëtor i kompanisë që ju drejtoni arrinë një sukses, bëjeni të ndihet i vlerësuar për këtë. Kështu kjo do të bëhet motivim për të tjerët. Ka shumë rëndësi që të gjithë të ndihen të vlerësuar për punën e tyre. Sidomos në ato raste kur sjellin në ekip një sukses të arritur.

Një vend pune që ka nja hapësirë për argëtim

Shumicës së punëdhënësve kjo ide nuk ju pëlqen. Praninë e një makine lojrash apo një ambienti për argëtim nuk është e pranushme për shumë prej tyre. Mirëpo duhet të dini se kjo është një praktikë që shumica e kompanive të suksshme e bëjnë.

Varësisht prej preferencave të ekipit. Ajo shfrytëzohet në pauza dhe pas orarit të punës në mënyrë që ekipi të kalojnë kohë relaksuese me njëri-tjetrin.

Një kolektiv që kalon kohë së bashku edhe jashtë zyrës

Në mënyrë qe ekipi të lidhet më shumë me njëri-tjetrin ekipi duhet të takohet kohe pas koheedhe për ndonjë aktivitet jashtë zyres. Qoftë vetëm për të ngrënë.

Qoftë për shetitje një ditore, një shkuarje një kinema apo më rrallë edhe ndonjë fundjavë argëtimi.  Takimet të tilla jo formale ndihmojnë në shoqërimin dhe afërimin e ekipit.

Si ta mbani balancin mes punës dhe jetës personale?

Shumica prej nesh ndonjëherë me vështirësi e gjejmë balancin mes punës dhe jetës personale. Sidmos kur punojmë më gjatë se 8 orë. Shumica e industrive të punës sot kërkojnë angazhim shumë më tepër.

Nuk përfundon gjithçka brenda orarit 09:00-17:00. Kjo na jep stres. Na bën të flasim e të mendojmë për punë edhe pasi që orari ka përfunduar. Sa herë e gjeni vetën duke dalë nga zyra në orën 19:00?

Duke u përgjigjur e-maileve në orët e vona të mbrëmjes? A mendoni se keni nevojë për disa këshilla në këtë drejtim?  Atëherë lexoni këtë artikull deri në fund!

Mendoni se pse ju ndodh kjo

Fillimisht analizoni situatën tuaj. Pse keni mungesë të balancit mes punës dhe jetës personale? A është problemi tek ju apo tek kolegët tuaj? Ndoshta edhe tek klientët.

Nëse vëreni se ritmi juaj i punës po ndikon në këtë gjë atëherë përpiquni të punoni në këtë drejtim. Mirëpo para se ta përmirësoni situatën tuaj duhet të analizoni atë. Vetëm kështu mund të gjeni zgjidhje për problemin.

Jepni përparësi vetëm prioriteteve

Janë disa punë që nuk mund të presin. Ju duhet t’i jepni atyre rëndësi. Përpiquni që brenda 8 orëshit tuaj t’i përfundoni punët e ditës. Në mesin e punëve të përfunduara duhet të jenë gjithsesi edhe prioritetet tuaja.

Pra ato probleme që nuk mund të presin. Kur të keni përfunduar me to gjërat dytësore dhe tretësore nuk mund të ju mbajnë të mbërthyer deri në orët e vona.

Caktoni vetës një orar strikt

Kjo mund të ju tingëllojë e thjeshtë dhe ndoshta jo e duhura në situata kur jeni të mbingarkuar. Megjithatë ne ju sygjerojmë t’i caktoni vetës një orar strikt kur nuk merreni më me punës.

Nëse arrini t’i kryeni obligmet tuaja atëherë mbrojeni me fanatizëm kohën tuaj të lirë pas punës. Caktoni një kohë për vetën dhe për njerëzit tuaj.

Shfrytëzoni kohën e lirë për të marrë energji

Nëse i jepni vetës kohë dhe nuk angazhoheni më tepër se që keni kapacitet do të jetë më mirë në të gjitha aspektet. Koha e lirë që e shfrytëzoni për vete do të ju ndihmojë të merrni energji dhe të jeni edhe më produktiv.

Tek e fundit numri i madh i orëve të punës jo gjithmonë do të thotë edhe produktivitet më të madh. Prandaj ndoshta ju duhet një organzim i mirë i ditës tuaj.

Balanci mes jetës së shëndetshme dhe punës është shumë i rëndësishëm. Prandaj angazhohuni fortë që ta arrini.

dua.com Team