Pushimet Verore
- dua.com Team ·
- 30.06.2021 ·
- ·
- 4 min read
Pushimet Verore jane këtu! Shkollat janë mbyllur tashme dhe koha është e shkëlqyer për tu argëtuar. Pishinat janë hapur si dhe sezoni i plazhit më në fund ka nisur. Shumë njerëz e duan verën, por për fat të keq përfundojnë duke bërë të njëjtat gjëra. Pse të mos e bëni këtë verë pak më ndryshe?
Këtu ju kemi sjellë disa ide për të zgjedhur se cfarë mund të bëni ndryshe këtë stinë të bukur. Para se vera të përfundojë.
Shkoni për një piknik
Duket pak si e dalë mode, por një piknik mund të jetë ende shumë argëtues. Vendosni pak ushqim në një shportë ose pije freskuese, shkoni të gjeni një vend me gjelbërim, uluni dhe hani një vakt.
Merrni miqtë ose familjen tuaj dhe kaloni një përvojë që do të mbani mend. Vetëm sigurohuni që të shmangni milingonat dhe insektet!
Shkëputuni nga interneti
Të gjithë janë në internet këto ditë. Disa njerëz do ta mbajnë fytyrën drejt telefonave të tyre edhe kur janë jashtë. Ndaj këtë verë, sigurohuni që ta keni mbyllur telefonin, të largoheni nga kompjuteri dhe të përjetoni jetën pa internet.
Sigurohuni që të ndaleni dhe të shihni miqtë tuaj.
Ka shumë gjëra që mund të bëni, njerëzit janë argëtuar edhe para se interneti të bëhej një forcë dominuese në jetën tonë. Truri juaj do t’ju falënderojë.
Provoni diçka që nuk e keni provuar kurrë më parë
Kur ishim fëmijë, vera ishte koha e eksplorimit. Ne përfitonim nga koha e lirë për të provuar shumë gjëra të reja dhe për të filluar të përpilonim përvoja që përfundimisht do të bëheshin kujtime të çmuara.
Pse duhet të ndaleni tani që jeni rritur? Kanë mbetur shumë gjëra për të provuar dhe keni tre muaj të tërë për t’i bërë ato! Shkoni me parashutë ose bëni ski në ujë. Bëni një udhëtim rrugor në një vend që nuk keni qenë kurrë më parë.
Mundësitë janë të pafundme dhe ato do të jenë kujtimet tuaja të çmuara për vite me radhë.
Shkoni me pushime
Kjo dihet, megjithatë nuk do të thotë se nuk është e rëndësishme të përmendet. Rutina e jetës së përditshme mund të jetë stresuese. Të shkoni me pushimet verore do t’ju ndihmojë të largoheni nga të gjitha streset e jetës suaj të përditshme.
Karikohuni duke pushuar mjaftueshëm dhe jepini vetes një ndryshim mendor dhe emocional. Nuk dëmton edhe nëse argëtoheni gjatë pushimeve tuaja.
Bëni disa punë shtëpie
Oborri juaj ndoshta mund të ketë nevojë për disa drita. Lulet ndoshta u duhen ndërruar vazot apo edhe bari do prerë. Nëse nuk keni oborr, pastroni bufenë, ajrosni dollapin tuaj dhe pastroni shtëpinë me themel.
As që e vëm në dyshim se ekziston një listë e gjatë punësh të cilat nuk kanë fund. Shtëpia ka gjithnjë dicka për të bërë. Bëjeni!
Shkoni të shihni disa fishekzjarre
Një shfaqje e mirë fishekzjarresh mund të jetë e bukur dhe të lë pa frymë. Informohuni në qytetin tuaj nëse ka ndonjë organizim të tillë. Ose aty ku jeni me pushimet verore, interesohuni nëse ka ndonjë koncert apo shfaqje.
Nëse jo, bëhuni një grup miqsh dhe organizoni shfaqjen tuaj personale me fishekzjarre. Kjo është një përvojë që nuk duhet humbur dhe të duhet ta bëni patjetër këët verë.
Shkoni për shëtitje ose kamping
Të shijosh natyrën është gjithmonë një sugjerim i mirë. Merrni çadrën tuaj të vjetër të kampingut, çantën e shpinës dhe merrni malin. Gjumi në natyrë mund të jetë një përvojë çliruese dhe freskuese.
Do të jeni larg civilizimit, larg Internetit dhe do të lidheni me natyrën. Jua sugjerojmë përzemërsisht këtë eksperiencë të paharrueshme.