Puthja e pare: Magjia qe nuk harrohet

Puthja e pare: Magjia qe nuk harrohet

puthja e pare

Puthja e parë është një kujtim i lumtur që të mbetet në mendje për gjithë jetën – pavarësisht a jeni ende apo jo me personin që keni përjetuar puthjen e parë.

Ka shumë këngë, filma, e madje edhe piktura që flasin për puthjen e parë. Kjo ngaqë puthja e parë është një moment i paharruar në jetën e shumicës.

Nëse veçse e keni perjetuar, sigurisht do ju kujtohet vendi, kush ishte partneri juaj, dhe kush ishte personi që e ndërrmori hapin e parë për atë puthje. Kjo sepse përtej aspektit fizik, puthja e parë luan një rol të rëndesishëm gjithashtu në krijimin e besimit dhe intimitetitit mes dy personave.

Por për ty që nuk e ke përjetuar ende, cilat janë gjërat që duhet të kesh parasysh para se të ndjesh magjinë e puthjes së parë?

Personi

puthja e pare

Dashuria është një pjesë e jetës për të cilën nuk mund të parashikojmë se kush është personi i duhur për ne, apo të bëjmë plane për të ardhmen. Ky është një aspekt jetësor i cili nuk është plotësisht në kontrollin tonë. Mirëpo, çka është gjithmonë në kontrollin tënd është t’i japësh kohën tënde një personi që të respekton, sheh vlerën tënde, dhe që ke kimi me të.

Shumë shpesh, për shkak të dëshirës së madhe për të krijuar një lidhje, njerëzit dhurojnë puthjen e parë dikujt që nuk ia vlen. Dhe si rezultat, nuk e përjetojnë magjinë e puthjes së parë njejtë si ata që presin për personin që ka arritur të krijoj një lëmsh ndjenjash pozitive tek ta para puthjes.

Çdo eksperiencë që përjeton për herë të parë mbahet mend. Kjo është arsyeja pse duhet të zgjedhësh me kujdes personin që do t’i dhurosh puthjen e parë, për të krijuar një kujtim të mirë.

Koha

Nëse po pret të lexosh një përgjigje të prerë se kur është koha e duhur për puthjen e parë, nuk do mund t’a gjesh këtu. Kjo sepse nuk do ishte e duhur të të sygjeronim të presesh deri në takimin e dytë, të tretë apo saktë se kur duhet të dhurosh puthjen e parë pasi që secila përvojë është individuale dhe ndryshon.

Besoi intuitës tënde në këtë – nëse ende nuk ndihesh gati të besh atë hap, mos e bëj. Nëse e ndjen që është momenti i duhur, dhuro puthjen e parë dhe ndjej magjine e saj.

Vendi

Puthja e pare

Mund t’a pyesësh veten se pse kemi përfshirë vendin në këtë artikull. Duhet të keni parasysh se vendi i duhur mund të përmirësojë experiencen e përjetuar, duke e bërë atë më romantike dhe intime.

Për shembull, një muzg i bukur në një plazh ose një kënd komod në një dhomë me ndriçim të dobët mund të krijojë një ndjenjë privatësie dhe afërsie që mund të përforcojë emocionet e momentit. Në anën tjetër, një vend i zhurmshëm ose i mbushur me njerëz mund të shpërqendrojë nga përvoja ose ta bëjë atë të ndihet më pak i veçantë.

Prandaj, zgjedhja e vendit të duhur për puthjen e parë mund ta bëjë atë një kujtim të dashur për vitet në vijim.

Puthja e pare: Si përfundim…

Pavarësisht se është një kujtim që mbahet mend gjithë jetën, rëndësia e një puthjeje të parë nuk duhet të ekzagjerohet. Ajo eshtë një fillim në rrugëtimin e një marrëdhënieje, mirëpo është komunikimi i vazhdueshëm, respekti i ndërsjellë dhe përvojat e përbashkëta ato që ndërtojnë themelet e një lidhjeje të shendetshme.

Shqipe

Shqipe

Më shumë artikuj: