Qilim Shqiptar, bukuria e shtepive shqiptare

  • dua.com Team ·
  • 22.11.2021 ·
  • Kuriozitete ·
  • 2 min read

Qilim Shqiptar, bukuria e shtëpive shqiptare, Vite më parë qilimat ishin pjesë e të gjitha shtëpive shqiptare.

Shumëngjyrshmëria e tyre bashkë me format simetrike i bëjnë ata shumë të veçantë.

Në anën tjetër, po kaq unike është edhe mënyra se si ata punohen. Po ashtu edhe materiali i mbledhur që kërkon shumë mjeshtri për tu endur. Përveç trojeve shqiptare, qilimat janë të pranishëm edhe në disa vende të Ballkanit.

Qilimat punohen në tezgjah dhe duan shumë precizitet

Në vende si Kruja e Shkodra tradita e punimit të qilimave ruhet ende. Vegla me të cilin enden ata quhet tezgjah. Puna bëhet vertikalisht dhe horizontalisht. Ngjeshja e leshit për një qilim tani bëhet me sfurk, kurse më përpara është bërë me shpatë.

Procesi i punës për një qilim fillon me endjen me fill pambuku. Më pas fillohet thurja me fill leshi që është i cilësisë së parë.

Gjithashtu, për bërjen e një qilimi duhet dhe vizatimi teknik, i cili ka të bëjë me simbolet kombëtare dhe kulturore të vendit tonë.

Për prodhimin e një qilimi prej 1 metër katror duhen gati shtatë ditë dhe një punë intensive prej tetë orësh.

Ata datojnë që prej shekujsh

Qilimat orientalë nisën të shfaqeshin në Evropë pas Kryqëzatave. Ato janë të famshëm, sepse janë jashtëzakonisht të trashë dhe aspak irritues në të prekur. Deri në shekullin e XVIIItë ato mbaheshin për zbukurim dhe ruheshin mirë.

Përveçse në vendet mbretërore dhe ekleziastike, ato konsideroheshin tepër të çmuar. Që nga shekulli XIIItë, ato u shfaqën në skica dhe dizajni indopersian u fut në Evropë nëpërmjet kompanive britanike dhe franceze.

Ato ishin gjithashtu të famshme për aromën e tyre si prej frutash. Leshi është materiali më i zakonshëm për qilimat, por pambuku përdoret gjithashtu.

Qilimat e mëndafshit datojnë së paku që nga shekulli XVItë, por janë më të pazakontë, sepse janë të kushtueshëm dhe më pak rezistentë; ato shpesh varen në mure si tapiceri dhe pak përdoren të shtruar në tokë.

dua.com Team

Related