Qysh jane emertuar ditet e javes sipas planeteve?
- dua.com Team ·
- 10.05.2020 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Nuk është e vërtetë që shtatë ditët e javës lidhen me faktin që perëndia e krijoi botën për gjashtë ditë dhe të shtatën e la pushim. Kjo do të ishte fare pa kuptim. E vërteta është se çdo ditë jave lidhet me një planet që atëherë konsiderohej si perëndi pagane.
Njerëzit e lashtë për të respektuar perënditë e tyre i kushtuan secilës nga një ditë. Vetë dita kryesore, e diela, ka marrë emrin e Diellit, sepse dhe në anglisht: sunday-sun+day që do të thotë dita e Diellit, perëndisë së dritës dhe krijimit të jetës. Ja si e kanë marrë emrin të gjitha ditët:
Ditët e javës sipas planeteve te sistemit diellor
- Hëna: e hënë (italisht: luna-lunedi, anglisht: moon-monday)
- Marsi: e martë (italisht: marte-martedi)
- Merkuri: e mërkurë (italisht: mercurio-mercoledi, frëngjisht: mercure: mercredi)
- Jupiteri: e enjte (italisht: giove-giovedi)
- Venusi: e premte (italisht: venere-venerdi, frëngjisht: venus-vendredi)
- Saturni: e shtunë (anglisht: saturn -saturday)
- Dielli: e diel (anglisht: sun -sunday, gjermanisht: sonne -sonntag)
Pra secilës perëndi i kushtuan një ditë të veçantë dhe pikërisht në ditën e tyre luteshin në tempullin përkatës. Për shembull romakët i luteshin Marsit (perëndisë së luftës) ditën e martë në tempullin e tij për të fituar betejën. Të dashuruarit luteshin në tempullin e Afërditës.