Qysh me apliku për rimbursim nga kuponat fiskal?
- dua.com Team ·
- 23.06.2017 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Kuponët e periudhës TM3, pranohen nga data 1 Tetor deri më 31 Tetor të vitit përkatës.
- Vizito web faqen e ATK-së https://kuponatfiskal.atk-ks.org
- Plotëso fushat me informatat e kërkuara në web aplikacion. Kujdes? Informatat duhet të jenë të
sakta. https://kuponatfiskal.atk-ks.org/Aplikimi/CreateTemp - Numrin e plikos, i cili është gjeneruar nga aplikacioni, vendos në pliko (zarf).
- Pasi jeni siguaruar se informatat e shënuara i keni të sakta dhe e keni shënuar numrin në pliko, atëherë e shtypni butonin Dërgo.
- Shtyp informatat personale në kopje fizike: Numri personal, Emri, Mbiemri, Numri i llogarisë bankare, Emri i bankës si dhe numri i telefonit.
- Sigurohuni se kuponët tuaj i përmbajnë minimum këto elemente: Logon ose emrin e biznesit Numrin Fiskal Nr.e TVSH nëse është i regjistruar në TVSH Totali në euro Datën dhe orën Nr. Serik të pajisjes Nr. Kuponit Fiskal Logon e RKS.
- Kompleto kuponët fiskal duke u siguruar se numri i kuponëve dhe vlera e tyre i takon njërit nga Grupet: Grupi I – Plikot me më shumë se 30 kuponë dhe me vlerë nga 250€ deri në 500€, do të rimbursohen në vlerën 10€; Grupi II – Plikot me më shumë se 40 kuponë dhe me vlerë nga 501€ deri në 800€, do të rimbursohen në vlerën 15€; Grupi III – Plikot me më shumë se 50 kuponë dhe me vlerë mbi 800€, do të rimbursohen në vlerën 20€.
- Kompleto plikon duke u siguruar se i përmban: Kuponët Fiskal Informatat personale Numrin e plikos.
- Plikoja e kompletuar, mund të dorëzohet në cilëndo Zyrë Postare në Republikën e Kosovës
- Pasi që të bëhet verifikimi i të dhënave në Pliko, zyrtari i Postës ka për obligim të pajisë qytetarin me dëshminë e pranimit të plikos.