Qysh me dallu origjinën e produkteve?

  • dua.com Team ·
  • 05.09.2017 ·
  • Qysh Me ·
  • 1 min read
The Sun

Një seri shiritash të zinj në hapësira të bardha të stampuara në etiketat e produkteve, për të identifikuar secilin prej tyre në një mënyrë unike.

Edhe në Kosovë, ai ka zëvendësuar madje edhe etiketat e zakonshme të çmimeve. Një kod, që gjithsecili do të donte ta deshifronte.

390 – Mbajeni mend këtë numër. Do të thotë Made in Kosova. Barkodet mund të lexohen nga skanerë optikë e së fundmi, edhe nga aplikacione telefonike.

Barkodi funksion në bazë të një standardi që quhet GS1, i cili përdoret nga të gjitha industritë, shërbimet ushqimore dhe shitja me pakicë tek industria farmaceutika dhe shëndetësia.

Lista e prefikseve kryesore:

  • 530 Shqipëri,
  • 390 Kosova,
  • 100 – 139 SHBA,
  • 300 – 379 Franca dhe Monako,
  • 800 – 839 Itali, San Marino, Vatikan,
  • 380 Bullgari,
  • 383 Slloveni,
  • 385 Kroaci,
  • 387 Bosnje dhe Hercegovina,
  • 389 Mali i Zi,
  • 400 – 440 Gjermani,
  • 520 – 521 Greqi,
  • 531 Maqedoni,
  • 860 Serbi,
  • 868 – 869 Turqi,
  • 690 – 699 Kina,
  • 594 Rumani.

dua.com Team

Related