Qysh me i ditë 5 mënyra për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dielli këtë verë?
- dua.com Team ·
- 01.07.2020 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Kur vjen puna për ta mbrojtur lëkurën duhet të tregoheni të kujdesshëm me kohë. Sidomos gjatë stinëve kur dielli është shumë i fortë. Fatkeqësisht, në lëkurë mund të krijohen shumë sëmundje që na rrezikojnë edhe jetën. Prandaj mësoni disa metoda si mund ta mbroni vetën.
1. Përdorni rregullisht krem dielli
Ekspozimi ndaj rrezatimit ultravjollcë (UV) është një nga faktorët kryesor që rrezikon lëkurën tuaj. Rrezet e diellit janë burimi kryesor i rrezeve UV, dhe një nga shkaktarët kryesor të kamcerit të lëkurës. Zgjedhja e kremit të duhur kundra diellit mund të duket më i vështirë sesa mendoni. Ekspertët rekomandojnë mbrojtjen nga dielli me krem SPF30 dhe me spektër të gjerë mbrojtje UVA / UVB. Aplikojeni kremin 30 minuta para se të dilni jashtë dhe të ri-aplikojeni çdo dy orë.
2. Vishni një kapelë
Përveç kremit të diellit, ka edhe artikuj veshjesh që ofrojnë mbrojtje. Vishni një kapelë, syze dielli ose këmishë.Mundësisht pantallona të gjata kur është e mundur, me matërial të lehtë. Veshja siguron mbrojtje shtesë nga dielli.
3. Qëndroni sa më shumë në hije
Kur jeni jashtë, kërkoni hijen sa më shumë që të jetë e mundur. Qëndrimi nën një pemë, tendë apo përdorimi i një ombrellë kufizon ekspozimin tuaj të drejtpërdrejtë në diell.
4. Shmangni diellin mes orareve 10 a.m. dhe 2 p.m.
Fuqia e rrezeve UV bazohet në faktorë të ndryshëm, përfshirë edhe oraret gjatë ditës kur ato janë më të forta. Orare të caktuara kanë rreze më të forta dhe më të rrezikshme diellore. Shmangni të qenit jashtë në diell midis orëve 10 të mëngjesit dhe 2 pasdite, kur rrezet e diellit janë më të forta.
5. Shmangni shtretërit për tan
Një studim i vitit 2014 vlerësoi se më shumë se 400,000 raste të kancerit të lëkurës lidhen me shtretërit e nxirjes artificiale. Prandaj për të mbrojtur lëkuren shmangni ata. Ekspertët gjithashtu inkurajojnë të gjithë që të ekzaminojnë rregullisht lëkurën tuaj nga koka tek këmbët, dhe nëse vëreni ndonjë rritje ose njollë anormale në lëkurën tuaj, të kontrolloni me mjekun tuaj. Kanceri i hershëm i lëkurës sa më shpejt të zbulohet, aq më i shërueshëm është.
