Qysh me ditë cilat ushqime ju bëjnë mirë pas një Hangover-i?
- dua.com Team ·
- 29.03.2023 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Me siguri keni dëgjuar ose keni provuar disa simptomat e zakonshme të një hangover-i, të cilat përfshijnë dhimbje të fortë koke, gojë të thatë dhe stomak të acaruar.
Nëse e keni tepruar me alkoolin një natë më parë, ja disa ushqime që mund t’ju ndihmojnë të lehtësoni simptomat tuaja:
Ujë arrë kokosi
Megjithëse, dehidrimi nuk laun një rol aq të madh në hangover siç mendohej më parë.
Sipas studimit të vitit 2020, alkooli është një diuretik, që do të thotë se ndoshta keni pak lëngje në mëngjesin pas dehjes. Pijet sportive janë gjithashtu të mira për të rimbushur elektrolitet e humbura.
Mjalti
Ky ëmbëltues natyral është një formë e pastër e një sheqeri të quajtur fruktozë.
Ka studime të vjetra në literaturën mjekësore që mbështesin efektin e fruktozës në pastrimin e alkoolit nga qarkullimi i gjakut më shpejt.
Agave dhe frutat si mollët apo rrushi janë gjithashtu të larta në fruktozë. Ato mund t’ju ndihmojnë në uljen e simptomave të hangover-it.
Vezët
Ngrënia e një veze ose dy mund t’ju ndihmojë me reduktimin e simptomave të hangoverit.
Ky ushqim i mëngjesit është i pasur me një aminoacid të quajtur L-cisteinë. Ai mund të ndihmojë në prishjen e acetaldehidit, një nënprodukt toksik i alkoolit. Përfshini edhe mishin e shpendëve, viçit ose drithërat.
Bananet
Përveç se janë një burim i mirë i kaliumit, bananet përmbajnë shumë vitaminë B6, e cila mund përgjysmojë simptomat e hangoverit.
Bananet plotësojnë magnezin dhe kaliumin, të cilat janë elektrolite që reduktohen ndjeshëm nga pirja e tepruar e alkolit. Mund të merrni B6 edhe nga mishi i pulës dhe patatet.
Xhinxheri
Kjo rrënjë pikante, e cila ishte një përbërës tjetër në eliksirin e studimit, përmban antioksidantë që mund të ndihmojnë në qetësimin e të përzierit dhe të vjellave që vijnë nga hangover-i.
Një çaj xhinxheri jo vetëm që do t’ju hidratoj, por edhe do t’ju reduktoj këto simptoma të padurueshme.