Qysh me dit kuptimin e luleve që do t’ia dhuroni njeriut të zemrës? Megjithese te gjitha lulet kane bukurine e tyre ne menyren e vet, eshte mesazhi qe ato e bartin qe ben diferencen kur vjen koha e dhuratave.
Qofte ndonje feste speciale, apo diten e shen Valentinit, nese beni pak hulumtim per secilen lule dhe te kuptoni mesazhin e tyre atehere keni bere nje pune shume te mire. Sidomos nese lulja qe dhuroni ka nje kuptim te personalizuar ndaj personit qe po ia dhuroni.
Gardenia
Lulet Gardiene jane te buta dhe gjenden ne rajone tropikale dhe subtropikale si Afrika, Azia dhe Australia. – Gardienat perfaqesojne pasterti dhe embelsi dhe po ashtu paraqesin nje dashuri sekrete. Dhurojani keto lule dikujt qe ia keni vere syrin, por akoma nuk i keni shprehur ndjenjat tuaja.
Kuptimin e luleve te Zambakut
Zambaket vijne ne lloje te ndryshme me hije te ndryshme. Secila paraqet dicka pak me ndryshe, andaj zgjidheni buqeten tuaj me saktesi.
- Zambaku Calla simbolizon bukurine e magjishme.
- Zambaku i Dites simbolizon nazet
- Zambaket e Bardhe simbolizojne madheshtine dhe pastertine.
Qendroni sa me large Zambakeve Portokalli, te cilet paraqesin perbuzjen.
Tulipanet
Tulipanet jane sinonim i pranveres se hershme, pasi jane lulet e para qe dalin nga toka pas dimrit te gjate. Kjo lule vjen ne nuanca te ndryshme, dhe eshte zgjidhje ideale per çiftet qe kane kohe te gjate se bashku dhe te cilet vleresojne miqesine mes tyre aq sa edhe romancen.
Trendafilat
Nuk mund te gaboni nese zgjidhni nje buqet me trendafila si dhurate, veçanerisht nese e zgjedhni ngjyren e preferuar te asaj. Trendafilat deklarojne dashuri absolute, afeksion dhe admirim.
- Trendafilat e kuq simbolizojne dashurine e thelle, te bardhet dashurine e paster dhe te pafajshme,
- Trendafilat Roze simbolizojne emocione xhentile si gezim dhe mirenjohje.
- Trendafilet Portokalli simbolizojne pasion,
- Trendafilat me ngjyre vjollce te zbehte simbolizojne dashurine ne shikim te pare.
Nese jeni duke i blere per ndonje mik apo mikeshe atehere zgjidhni Trendafilin e Verdhe, qe simbolizojne miqesi te vlefshme dhe te kujdesshme.
Orkidea
Orkidete ekzotike jane zgjedhje e perkryer per femren elegante te jetes suaj. Poashtu keto lule demonstrojne thellesine e dashurise dhe perkushtimin. Pervec kesaj, keto simbolizojne feminitetin e lavdishem, mencurine dhe sharmin e pjekurise. Nese ajo ka shije te holle, atehere nuk mund te gaboni nese zgjedhni orkide.