Qysh me ditë ndryshimin mes sodave që përdorim dhe a skadojnë apo jo?
- dua.com Team ·
- 26.05.2020 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Si ta bëni ndryshimin mes sodave që përdorim? Ndryshe nga ç\’mendoni, soda që përdorni për bukën, apo për kekun, mund të skadojë. Në fakt kjo nuk do të thotë që është prishur ose se do të shkaktojë reaksion negativ në ushqimin tuaj, thjesht do të thotë që efekti i tyre i fryrjes nuk vlen më.
Së pari po ju sjell ndryshimin mes sodave që përdorim. Ekzistojnë dy lloj sodash, soda për gatim ajo që ne i themi pluhuri i pjekjes, dhe soda e bukës ose bikarbonati i sodës ajo që e përdorim edhe për pastrim.
Bëni ndryshimin mes sodave
- Pluhuri e pjekjes ose soda e pjekjes është një përzjerje midis sodës pluhur, krem tartari (një acid i thatë), dhe nganjëherë edhe niseshte.
- Soda e bukës ose bikarbonati i sodës është 2 deri në 3 herë më e fortë se soda për pjekje. Nëse ju kujtohet mirë është ajo që mund të përdorni për pastrim duke e përzjerë me lëng limoni, uthull molle etj. Pikërisht sepse krijon aciditet të fortë dhe gërryes.
Ok tani që kuptuam ndryshimin le të mësojmë se si mund të kuptojmë që ka skaduar para se ta përdorim. Para se të gatuani, provoni nëse soda ka skaduar a jo.
Si ta provoni pluhurin e pjekjes?
Për të provuar pluhurin për pjekje, hidhni 3 lugë gjelle ujë të ngrohtë në një tas të vogël. Shtoni 1/2 lugë çaji pluhur pjekje. Jepinij një trazim të lehtë. Përzierja duhet të acarohet në mënyrë të moderuar nëse pluhuri është i freskët. Nëse nuk ka reagim, hedhni pluhurin për pjekje dhe blini një paketë të freskët.
Si të provoni sodën e bukes?
Për të provuar sodën e bukës atë që e përdorni për pastrim, hidhni 3 lugë gjelle uthull të bardhë të distiluar në një tas të vogël. Shtoni 1/2 lugë çaji sode buke. Jepini asaj një trazim të lehtë. Përzierja duhet të flluskojë shpejt nëse soda është e freskët. Nëse nuk ka reagim, hidhni sodën e bukës dhe blini një paketë të freskët.