Qysh me dite pse me perdor ene guri per gatim?

  • dua.com Team ·
  • 29.03.2023 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

A përdorni enë guri? Për ata që jane të apasionuar ndaj gatimit dhe jo vetëm e dinë mirë se sekreti i një gatimi të shkëlqyer janë enët e gatimit. Po, pikërisht ashtu.

Para shumë kohësh vlerësoheshin shumë enët e bakrit, por tashmë enët e gurit kanë marrë më tepër vëmendje kohët e fundit.

Ja cilët janë disa vlera të enëve të gurit

  • Nga ana estetike, ngjyra gri dhe e zezë japin efekt më të pëlqyeshëm për syrin. Kanë peshë relativisht të lehtë.
  • SIpërfaqja e fortë e gurit ofron qëndrushëmri të lartë.
  • Materiali i brëndshëm i tiganit është jo-ngjitës, ndaj pastrohet lehtë.
  • Performanca në gatim është 3 herë më e mirë se tek materialet e tjera.
  • Materiali i gurtë duron nxehtësi të lartë, pa patur frikë se digjet apo thyhet si enët e qelqit.
  • Baza e tashë dhe e farkëtuar e aluminit, shpërndan njëtrajtësisht nxehtësinë.

Disa këshilla se si t’i përdorni një enë guri

  • Kur i pastroni enët e gurit e mira do të ishte të mos përdornit tel enësh ose grryes metalik.
  • Rekomandohet të shtoni një lugë vaji para cdo përdorimi të enëve të gurit, që të kenë performancë më të mirë.
  • Kur zjeni mish apo perime në një enë guri, hidheni kripën vetëm pasi uji të ketë valuar. Kjo sepse depozitat e kripës në pjesën e poshtme të enës mund të gërryejnë gurin.
  • Përdorni lugë druri për të përzjerë gjellën tuaj. Edhe pse enë prej guri, metali është gjithnjë një element goxha gërryes, ndaj mundohuni ta shmangni.

Me kujdesin e duhur dhe jo me shumë mundim, mund të keni enë jetëgjata të cilat do t’ju dhurojnë ushqime me shije fantastike.

dua.com Team

Related