Qysh me dite se sa te vjetra i kemi gomat e makines?
- dua.com Team ·
- 28.03.2023 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Qysh me ditë se sa të vjetra i kemi gomat e makinës? Sigurisht që gomat e makinës vjetërsohen me kalimin e kohës nga kushtet e terrenit ku e ngasim makinën. Gomat mund të durojnë deri në 10 vite përdorim.
Edhe pse shumë prodhues gomash sygjerojnë që ato të ndërrohen me të reja çdo 6 vite. Mirëpo është interesant të dijmë se kur janë prodhuar gomat që i kemi në makinë.
Kjo është mirë edhe kur t’blejmë goma të përdorura të dijmë vitin e prodhimit të tyre. Në shembullin e mëposhtëm e shihni një kod 3 ose 4 shifror që tregon javën dhe vitin e prodhimit.
Kjo gomë në këtë rast e ka kodin 3011, ku 30 do të thotë që është prodhuar në javën e 30, dhe 11 do të thotë në vitin 2011. Pra, duke parë kodin përkatës në gomën tuaj do të parashikoni edhe sa kohë i ka ngelur gomave tuaja për tu ndërruar.
Pse duhet të tregojmë kujdes?
Gomat e makines janë shumë të rëndësishme pasi ato janë i vetmi element që na lidh ne me rrugën. Shumë njerezë i neglizhojnë pasi mendojë se gomat thjeshtë duhen ndërruar kur të konsumohen.
Por në fakt ato kanë nevojë për vëmëndje po njësoj sic ju kujdeseni të mbani pastër brendinë e makinës suaj. E gjithë vëmendja për gomat e makines lidhet drejtpërdrejtë me sigurinë e jetës tuaj. Janë 4 veprime që nuk duhet ti neglizhoni asnjëherë te gomat e makinës tuaj.