Qysh me ditë si ndërveprojnë femrat e meshkujt në dua.com?

  • ·
  • 10.03.2021 ·
  • ·
  • 3 min read

Qysh me dit si ndërveprojnë femrat e meshkujt në dua.com? Të dhënat që marrim çdo javë na tregojnë tendenca interesante në lidhje me ndërveprimin e tyre në aplikacion.

Jo vetëm kjo, por edhe llojat e telefonave mes vetes iOS dhe Android shfaqin një dallim tepër interesant. Të dhëna të tilla janë sa të lezetshme aq edhe kurioze, ndaj kemi dëshirë t’i ndajmë ato me ju.

Kush merr më tepër njoftime nga aplikacioni i dua.com, meshkujt apo femrat?

Mesatarisht një përdorues merr 12 njoftime në ditë. Femrat janë ato që marrin 86.3% të njoftimeve \”New Like\”, pra “Pëlqim i ri”. Ndërsa, për sa i përket mesazheve, janë meshkujt ata që marrin më tepër. Mesatarisht një përdorues merr 21 njoftime mesazhesh në ditë. Këtu meshkujt marrin 50.3% të këtyre njoftimeve dhe femrat marrin rreth 49.7%.

Kur flasim për Match, ndryshon puna, edhe pse mesatarisht një përdorues merr 1 njoftim për Match në ditë, janë pikërisht meshkujt ata që marrin 77.3% të këtyre njoftimeve. Ndoshta sepse janë pikërisht ata që dërgojnë më tepër kërkesa për Match!

Po kur flasim për “Un-Match”, pra për “Shpërputhje” – A janë femrat ato që shpërputhen më tepër apo meshkujt?

Sa për të qënë të qartë me ju, kur ju shpërputhni dikë, ai zhduket përfundimisht nga lista juaj e Match-eve dhe ju zhdukeni nga lista e tyre gjithashtu. Mospërputhja është një veprim i përhershëm dhe i pakthyeshëm.

Shumica e Shpërputhjeve ndodhin pas dërgimit të mesazheve të para. Për këtë ju ftojmë djema – sepse është ashtu sic e mendoni edhe ju, janë meshkujt ata që shpërputhen më tepër se femrat – lexoni këtë artikull  Si t’i beni pershtypje nje vajze ne chat?

Përdoruesit që kanë telefon iOS në përgjithësi bëjnë më shumë Shpërputhje, sesa përdoruesit e Android. Përdoruesit e iOS preferojnë të heqin një Match direkt nga lista e mesazheve, ndërsa përdoruesit e Android parapëlqejnë të japin një shans më tepër, ndaj dhe përputhjet e tyre zgjasin më tepër.

Si ndërveprojnë femrat e meshkujt kur flasim për mesazhet në aplikacion? Kush dërgon apo merr më tepër?

Këtu u habita në fakt, sepse zakonisht thonë se femrat parapëlqejnë më tepër të shkruajne mesazhe. Mesa duket femrat shqiptare nuk janë të tilla. Grafiku tregon numrin e përgjithshëm të mesazheve të shkëmbyera çdo ditë të javës. Fundjavat njihen si shumë aktive jo vetëm për mesazhet, por edhe për veçori të tjera.

Aktiviteti i bazuar në gjini është disi i shpërndarë në mënyrë të barabartë midis gjinive, me 58.4% të mesazheve të dërguara nga përdorues meshkuj dhe 41.6% të mesazheve të dërguara nga përdoruese femra. Ky fenomen nuk haset shpesh në tipare të tjera ku meshkujt kanë tendencën të jenë më aktivë.

Kaq kishim për sot, nëse dëshironi të dini më tepër, na dërgoni një email, dhe me shumë dëshirë do ndajmë më ju më shumë të dhëna.