Qysh me ditë cfarë i dëmton trëndafilat?

  • dua.com Team ·
  • 16.02.2018 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Në qoftë se ata mbahen të shëndetshëm dhe në kushte të mira, nuk do të keni problem aspak. Në vazhdim do të mësojmë sëmundjet dhe dëmtuesit kryesorë të trëndafilave.

Afideja         

Afideja është një insekt i vogël, zakonisht i gjelbërt që ushqehet me rritjen e re të bimës. Afideja e vetme nuk është kërcënim i madh, por kolonitë e saj mund të rriten shumë shpejt dhe lehtë mund t’i vëreni. Simptomet e infektimit nga afideja janë: duda dhe gjethe të çrregulluara, “nektar” ngjitës si dhe milingonat që ushqehen me nektarin. Që t’i largoni, mund të përdorni shtypjen e ujit në të gjithë sipërfaqen e bimës. Nëse uji nuk ndihmon përdorni sapun anti-insekt.

Njolla të zeza në gjethe

Kur ceket fjala “njollë të zeza”, kopshtarit gjithmonë i shkon ndërmend trëndafili. Njolla e zezë është sëmundje fungale, fillon si pikë e zezë me spore përreth të cilët presin kushtet ideale që të zgjerohen. Nëse i vëreni simptomet e sporeve, veproni me shpejtësi sepse spore të reja prodhohen çdo tre javë. Simptomet e njollave të zeza, janë disa njolla në gjethe që kanë formë rrethore dhe ngjyrë të verdhë përgjatë pjesës së jashtme.

Pasi të zverdhet, gjethi bie nga trungu, dhe në rast të infektimit të madh bima zhvishet nga gjethet. Prandaj kujdesin filloni nga vjeshta sepse sporet duhet të mbijetojnë edhe dimrat e ftohtë, andaj mos leni asnjë gjethe në tokë. Pasiqë njollat e zeza shfaqen si pasojë e kushteve të pavolitshme, kur t`i vëreni kujdesuni për ujin dhe qarkullimin e mirë të ajrit. Nëse shihni njolla, spërkati me Bordo Miks apo squfur.

Myku pluhur

Edhe kjo sëmundje është fungale që mbetet e heshtur derisa të shfaqen kushtet e volitshme. Gjethet e reja fillojnë të rrudhosen e pastaj do të vëreni një myk duke u formësuar në gjethe, të ndjekur nga një shtresë e hollë dhe e bardhë që përhapet. Nëse jetoni në kushte të volitshme ku myku paraqitet rregullisht, bëni stërpikje me sodë të bukës si parandalim ndaj kësaj sëmundjeje. Kjo përbërje është mënyra më e mirë e veprimit, po të vëreni simptomet e mykut.

dua.com Team

Related