Qysh me dite cilat ushqime kane karbohidrate me shume?
- dua.com Team ·
- 26.01.2021 ·
- Kuriozitete ·
- 3 min read
Qysh me dit cilat ushqime kanë karbohidrate më shumë? Karbohidratet janë komponime organike që gjenden në të gjitha gjallesat por më së shumti tek bimët. Karbohidrate me shije të ëmbël quhen sheqerna.
Karbohidratet përdoren për të shtuar energjinë e trupit. Kjo energji përdoret për lëvizje, rritje, riprodhim dhe për të ruajtur nxehtësinë e trupit (mbajtjen e temperatures). Trupi i shpërbën ato duke i kthyer në glukozë, që përdoret si furnizim energjie.
Karbohidratet janë të rëndësishme veçanërisht për trurin dhe të mbajturit në mend.
Mirëpo cilat ushqime kanë me shumë karbohidrate?
Patatja – Patatja është një perime shumë e ngopur, me dukshëm pak kalori. Nuk ju bën të shtoni peshë. Andaj është shumë sigurt nëse dëshironi të krijoni një vazhdimësi të ushqimit të shëndetshëm.
Orizi kafe – Orizi kafe dhe orizi i bardhë kanë sasi të ngjashme të kalorive, karbohidrateve dhe proteinave, megjithëse shumë lloje të orizit kafe përmbajnë më shumë yndyrë sesa orizi i bardhë. Dallimet kryesore midis dy formave të orizit qëndrojnë në përpunimin dhe përmbajtjen ushqyese.
Brumërat
Makaronat integrale – Makarona integrale kanë pak kalori, shume shije dhe përmbajtje të lartë karbohidratesh.
Buka integrale ose e thekrës – Buka e thekrës është e pasur me vitamina B që i japin organizmit energji dhe ndihmon në sistemin tretës.
Fasulet – Fasulet janë burimi i një prej tetë ushqimeve të rëndësishme të cilat njeriu nuk i merr mjaftueshëm në dietën e tij. Ato janë konsideruar si ushqim i shëndetshëm. Për shkak të proteinave të tyre bëjnë pjesë në kategorinë e grupit ku bën pjesë mishi dhe grupit të bishtajave.
Frutat
Bananet – Bananet janë burim i shkëlqyer i energjisë sepse përmbajnë shumë vitamina të ngopura dhe mbi të gjitha ka super shije.
Tershëra – Tërshëra është e pasur në fibra, ajo përmban vitaminat E dhe B, si dhe një numër mineralesh dhe beta-glukanesh, të cilat forcojnë sistemin imunitar të njeriut.
Brokoli – Brokoli është shumë e dobishme për shëndetin e lëkurës tuaj, nisur nga pëmbajtja e fibrave dietike, vitaminave, mineraleve dhe antioksiduesve.
Spanaqi – Vitamina C dhe E, beta-karotina, magnezi dhe zinku që përmban spinaqi, shërbejnë si antioksidues të fortë që luftojnë kundër osteoporozës, arteriosklerozës dhe shtypjes së lartë të gjakut