Qysh me ditë cilët janë muzetë më të bukur në botë?
- dua.com Team ·
- 30.06.2020 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Eshtë e vështirë të krijosh një listë me muzetë më të bukur në botë, sepse secili ka bukurinë dhe të vecantat e veta. Në këtë artikull do t’ju sellim ata më mbreselenesit.
Muzeu ‘Louvre’ në Paris
Ky muze është i mrekullueshëm. Me rreth 10 milion vizitore ne vit, Louvre-i është muzeu me i vizituar ne bote dhe nder muzet më të famshmëm. Objektet me te famshme janë: Kodi i Hammurabit, Xhokonda e Leonardo da Vinci-t, etj.
Muzeu ‘Ermitag’ në Shen Petersburg
Ky muze është një vepër arti më vete, i mbrojtur edhe nga UNESCO-ja. Për me tepër muzeu Ermitage është dhe një prej muzeve me te mëdhenj ne bote, i ndodhur ne zemër te një prej qyteteve me te bukura. Në të janë pothuajse 60.000 objekte të ekspozuara në rreth 1000 salla, ndërkohë qe rreth 3 milion te tjerë ruhen neper magazina.
Muzeu ‘Te Papa’ i Wellington-it (Zelande e Re)
Nuk është muzeu më i vizituar ne botë, as më i famshmi, por atje ndodhen shumë vepra arti. I përuruar ne vitin 1998, muzeu ‘Te Papa’ i dedikohet kulturës te Zelandës se Re si dhe historisë së natyrës.
Muzeu ‘Guggenheim i Bilbao-s’
Ky muze ka hapur dyert e tij ne vitin 1997. Ndërtesa, e cila është projektuar nga arkitekti Frank Gerhy, është shume e veçante. Muze i artit modern dhe bashkëkohor, Guggenheim-i përmban edhe skulpturat gjigande te Richard Serra-s, qenin gjigant te veshur me lule te Jeff Koons-it, etj.
Muzeu i ‘Artit Modern’ në Nju Jork (MoMA)
Nuk mund të rrimë pa përmendur edhe muzeun e Artit Modern të Nju Jorkut (MoMA). E ndërtuar ne zemër te Manhattan-it në vitin 1929, ky muze është rikonstruktuar ne vitet 2002 dhe 2004. Atje mund të gjejmë piktura të Pablo Picasso-s, Van Gogh-ut, Paul Cezane-it, etj.
Muzeu ‘Tate Modern’ ne Londer
Ky muze është ndërtuar ne një central të energjisë elektrike të shkatërruar. Duke qenë njëherazi artistik dhe urban, muzeu është mbresëlënës për nga arkitektura. Objektet artistike që ai përmban janë ndër më të bukurat në botë.