Qysh me dite cka eshte bulimia?

cka eshte bulimia

Qysh me dite çka eshte bulimia? Bulimia është një çrregullim serioz i të ngrënit. Ajo karakterizohet me intervale të të ngrënit të pakontrolluar. 

Zakonisht me sasi të mëdha ushqimi, pasuar nga metoda joadekuate për të hequr qafe ushqimin e konsumuar. P.sh, të vjella dhe marrje e laksativëve, në përpjekje për kontrollim të peshës.

Brengosja e tepruar për formën dhe peshën janë gjithashtu karakteristika të bulimisë.

E mësuam çka është bulimia por si t’i dimë simptomat? Shenjat dhe simtomat e bulimisë mund të ndryshojnë nga personi në person.

Disa shenja më të përgjithshme janë:

  1. Ngrënia e sasive të mëdha të ushqimit pa kontroll
  2. Të vjella pas ngrënies
  3. Përjetimi i ndryshimeve të shpeshta të peshës
  4. Vuani nga marramendja
  5. Shfaqja e ndryshimeve fizike të shkaktuara nga të vjella, të tilla si aroma e keqe e gojës, dhëmbët e dëmtuar, ënjtja rreth faqeve, enët e theksuara të gjakut në sy.
  6. Ndjenja e kapsllëkut ose fryrjes.
  7. Ndjenja e lodhjes
  8. Përjetimi i ndryshimeve të periudhës menstruale

Kur duhet të vizitojmë mjekun?

Tani kur e dini saktë çka është bulimia dhe sa është e rrezikshme, në rast nevoje vizitoni mjekun.

Nëse mendoni se keni bulimia, është e rëndësishme të jeni të sinqertë me të për zakonet tuaja të ngrënies dhe metodat e humbjes së peshës.

Ky çrregullim i të ngrënit mund të shkaktojë efekte të rrezikshme në trupin tuaj nëse nuk trajtohet. Në këtë rast ju sigurisht duhet të bëni një test gjaku për të bërë gjendjen tuaj.

Një hap i mirë i parë është të konsultoheni me mjekun tuaj familjar.

Nëse ka nevojë ai mund t’ju referojë më pas te një mjek më i specializuar.

Më shumë artikuj: