Qysh me dite cka permban nje veze?
- dua.com Team ·
- 22.03.2023 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Qysh me dite cka permban nje veze? Shpesh na rekomandohet të hamë vezë. Sidomos për mëngjes. Thuhet se ato i plotësojnë shumë nevoja që trupi ynë i ka. Mirëpo, cilat janë elementët ushqyes që përmban ky produkt?
E dim shumë mirë se veza është një ushqim i pazëvendësueshëm për ne. Jo vetëm që përdoret në shumëgatime, por një mengjes pa përmbajtjen e vezës as që mendohet.
Sasia e proteinës që gjendet në vezë varet nga madhësia që ka, por ja çfarë mund të prisni nga një vezë. Sipas Departamentit Amerikan të Agrikulturës ja çka përmban një vezë:
- Veza tejet e madhe përmban 90 kalori dhe 7.8 gramë proteinë
- Veza ekstra e madhe përmban 80 kalori dhe 7 gramë proteinë
- Veza e madhe përmban 72 kalori dhe 6.3 gramë proteinë
- Veza mesatare përmban 63 kalori dhe 5.5 gramë proteinë
Cila pjesë e vezës përmban më së shumti proteinë?
Ka shumë debate rreth asaj se a është më mirë ta hani vezën të tërën, apo ta hani vetëm të bardhët oes të verdhët. Ndonëse të verdhët e vezës mund të përmbajë nutrientë të rëndësishëm si hekuri dhe vitaminat A, D, E dhe K, pjesa e bardhë e vezës përmban më së shumti proteinë.
Megjithatë, sugjerohet ta hani komplet vezën, nuk keni pse kufizoheni vetëm tek e bardha apo e verdha.