Qysh me ditë kur duhet të fillojnë leximin fëmijët?
- ·
- 28.02.2017 ·
- 3006 ·
- 2 min read
Leximi të ndihmon të rritesh dhe kurrë nuk është herët për t‘i dashur librat.
- Që në muajin e gjashtë të lindjes, një fëmijë fillon të ketë interes për librat dhe leximin, mjafton të jenë të mbushur me figura.
- Në moshën 1-vjeçare këshillohen përrallat e ilustruara me figura.
- Të dashur prindër, librat duhen lexuar së bashku me fëmijët!
- Nuk duhet t‘i lini të vegjlit para televizorit duke parë filma vizatimorë.
- Ato që e shtyjnë fëmijën t‘i dojë figurat, rimën, librin, janë prindërit.
- Kjo është edhe një mundësi që prindërit t‘u qëndrojnë pranë fëmijëve, të kujdesen për ta.
- Në këtë mënyrë, fëmijët do të mësojnë t‘i duan librat, sepse duan shumë prindërit e tyre”, shpjegon një pediatër.
Përrallat
- Kur duhet që një fëmijë të fillojë t‘i lexojë librat me përralla? Rreth moshës 5-vjeçare.
- Përrallat duhet të jenë në formë më të thjeshtuar. Ja përse shumë pediatër këshillojnë një katalog me 30 tituj, ku sugjerohen librat më të mirë për të gjitha moshat.
- Kush duhet t‘i lexojë përrallat, nëna apo babai?
- Do të ishte mirë që t‘i lexonin bashkë, sepse në këtë mënyrë krijohet një moment magjik, i cili më pas shndërrohet në një ritual dhe nuk ka rëndësi nëse zgjat vetëm një minutë.
A vlen një libër?
- “Gjithçka mund të shërbejë për t‘u afruar me librin.
- Nuk është e rëndësishme vetëm zgjedhja e librit, por e gjithë përmbajtja e tij, brenda të cilit mund të planifikosh edhe një rrugëtim.
- Kështu, nëse na ka lënë mbresa një libër me aventura, do të lexojmë një të dytë dhe të tretë; nga ana tjetër dashuria kundrejt diçkaje i nxit të bëjnë një aktivitet eksplorues dhe ka gjasa që pas leximit të librave me aventura, fëmijët të tërhiqen prej tyre dhe kështu është më e thjeshtë të mbushet bagazhi i tyre kulturor.