Qysh me ditë ndikimin e sheqerit në tru?

  • dua.com Team ·
  • 18.09.2017 ·
  • Qysh Me ·
  • 1 min read
Elle

Truri ynë kontrollon ndjenjën e urisë më shumë se që e kemi menduar, thonë shkencëtarët.

Ndikimi i sheqerit ne tru

Truri merr sheqerin nga gjaku, thonë shkencëtarët gjerman, gjatë një studimi që mund të dërgojë në zhvillimin e trajtimit të diabetit dhe obezitetit, shkruan The Independent.

Qelizat e trurit tonë, të cilat kanë konsumin më të lartë të sheqerit nga të gjitha organet, kontrollojnë metabolizmin tonë dhe ndjenjën e urisë më shumë se që besohej më parë, sipas studiuesve në Universitetin Teknik të Mynihut.

Para këtij hulumtimi të publikuar në revistën Cell, shumica e shkencëtarëve e mendonin lëvizjen e sheqerit në tru sikur një proces krejtësisht pasiv.

dua.com Team

Related