Qysh me ditë pse thinjen flokët?
- dua.com Team ·
- 21.02.2017 ·
- Qysh Me ·
- 1 min read
Nga analizat që iu bënë më shumë se 6300 njerëzve nga pesë shtete të Amerikës Latine, kërkuesit shkencorë dolën në përfundimin se një gjen i quajtur IRF4 është ai që shkakton thinjien e flokëve. Ky gjen rregullon melaninën, pigmentin përgjegjës për ngjyrën e flokëve, të lëkurës dhe syve. Gjeni qëndron në kromozomin e gjashtë dhe mendohet se është i vetmi që shkakton thinjen e flokët. Njerëzit që kanë një gjen të tillë thinjen më shpejtë se të tjerët.
Përveç gjenetikës, faktorë të tjerë që ndikojnë në thinjen e flokët janë edhe stresi, duhani, faktorët mjedisorë, rrezet ultravjollcë dhe ndotësit e ajrit etj. “ Kemi njohur deri tani disa gjene që lidhen me ngjyrën e flokëve dhe rënien e tyre, por për herë të parë kemi identifikuar një gjen që shkakton thinje të flokëve tek njerëzit, si dhe gjene të tjera që ndikojnë tek forma e flokëve dhe dendësia e tyre”, shprehet autori kryesor i studimit.