Qysh me ditë sa drithëra duhet konsumuar në ditë?
- dua.com Team ·
- 09.02.2017 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Drithërat japin energji. Gjithashtu ato përmbajnë proteina. Drithrat janë burime të varfëra në hekur, zink dhe kalcium. Ato përmbajnë fitate të cilat mund të ndërhyjnë me thithjen e hekurit, zinkut dhe kalciumit të ndodhur në drithëra dhe në ushqime të tjera. Vetëm varieteti i verdhë i misrit mund të jetë një burim për vitaminën A.
Konsumi i rregullt i drithërave është bazë për ushqyerjen e shëndetëshme. Çdo person duhet të konsumojë 6 -11 njësi/unite, disa herë në ditë. 1 njësi e drithërave/unit = 1 fetë bukë (40 g), 1 pjesë (40 gr) Drithërat që duhet të konsumohen tek fëmijët e vegjël janë: miell tërshëre, orizi dhe bukë thekre.
Këto drithëra përmbajnë fibra dhe ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, ndërsa tek fëmija kontrollojnë dhe peshën e tij. Janë ndryshe nga drithërat e përpunuara, të tilla si buka e bardhë, orizi bardhë, të cilët janë të përpunuar. Për fëmijët në rritje merret në kosideratë mosha, aktiviteti fizik dhe seksi. Për shembull, fëmijët të cilët merren për rreth 30 minuta me ushtrime në ditë rekomandohet:
- Për djemtë dhe vajzat 4- 8 vjeç të konsumohet 140-190 gr;
- Për vajzat 9-13 vjeç të konsumohet 165 gr;
- Për djemtë 9-13 vjeç të konsumohet 175 gr.
Këto nevoja janë të barabarta me:
- 1 fetë bukë
- 1/2 tas me makarona ose oriz të gatuar
Rekomandim ditor për të rriturit Konsumo drithëra disa herë në ditë. Drithërat integrale dhe legumet, drithërat e tjera dhe patatet – në çdo vakt kryesor. Konsumoni një pjatë me përmbajtje drithërash në çdo vakt kryesor ushqimi, me fjalë të tjera 3 racione në ditë, ku 1 racion = 75-125 gr bukë ose 60-100 gr legume si thjerrëza, bishtaja, qiqra etj, ose 180-300 gr patate, ose 45-75 g.
