Qysh me ditë sa herë në ditë duhet të ushqeheni?
- dua.com Team ·
- 21.03.2017 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Të ushqyerit shëndetshëm është e lidhur ngushtë edhe me numrin e vakteve që duhet të konsumojmë gjatë një dite. Por përtej kësaj, mbani parasysh që numri i vakteve varet tërësisht nga organizmi. Për të rriturit këshillohen 3 vakte dhe për fëmijët një më shumë.
Mëngjesi
- Mëngjesi duhet të jetë vakti kryesor. Një filxhan me qumësht, mjaltë dhe drithëra. Është maksimumi për shëndetin.
- Qumështi i plotë dhe jo pjesërisht i skremuar, pasi shumë vitamina të tretshme në yndyra (A dhe D) janë të pranishme pikërisht në yndyrat e qumështit.
- Ndërsa mjalti është i pasur me antibiotikë natyralë.
- Drithërat, sepse janë karbohidrate me një shpërbërje të ngadaltë; në fakt, duke çliruar glukozën në mënyrë të ngadaltë, ato të japin gradualisht energji, duke evituar “zbrazëtirën” e stomakut në orën dhjetë të mëngjesit, si pasojë e rënies së glikemisë, siç është me biskotat.
Dreka
- Nëse jeni në shtëpi e keni kohë, përgatisni një pjatë makarona me salcë domatesh, bishtaja apo patate; në çdo rast mos i mbushni pjatat plot, sepse kështu mund të lëvizni lehtë edhe pasi të keni ngrënë.
- Gjatë verës zgjidhni domatet e freskëta e të pjekura;
- gjatë dimrit preferoni domatet e qëruara dhe salcën e domate ve në vend të domateve të serrës, sepse në konserva (edhe më mirë sikur të jenë të përgatitura në shtëpi) gjejmë të paprekura pothuajse të gjitha cilësitë e domates së freskët, e veçanërisht, likopenin, një molekulë e rëndësishme anti-kanceroze.
- Me domaten pra shoqëroni gjithçka mundni.
Darka
Është momenti më i mirë për të qenë në shoqëri. Duhet të jetë plot fantazi, por e lehtë:
- peshk në avull,
- karota të furrës,
- sa më shumë perime e sallata,
- djathëra pa yndyrë,
- mish i bardhë.
- Mos e teproni e mos pini shumë verë: edhe mëlçia ka nevojë të flejë gjatë natës.