Qysh me dite sa vitamine C duhet te marrim gjate dites?
- dua.com Team ·
- 23.03.2020 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Vitamine C, e njohur si vitamina e jetës, është një lëndë ushqyese mjaft e rëndësishme për shëndetin. Prandaj rekomandohet që të marrim sasi të konsiderueshme të kësaj vitamine.
Mjekët thonë se doza ditore e vitaminës C duhet të jetë 65-90 mg në ditë dhe kufiri maksimal është 2g në ditë.
Dozën ditore të Vitaminës C është më mirë ta merrni nga ushqimet natyrale se sa si suplement. Frutat janë një burim i mirë i saj.
Cilat pemë dhe perime kanë vitaminë C?
Më poshtë ne po ju sjellim një listë me to:
- Portokalli
- Limoni
- Rukolla
- Kivi
- Brokoli
- Majdanozi
- Speci i kuq
- Speci i gjelbër
- Lakra
Roli i Vitamines C
Vitamina C ndihmon në neutralizimin e të ashtuquajturve radikalëve të lirë, molekulave, sasia e të cilave është e shtuar te personat që vuajnë nga diabeti.Vitamina C të ndihmon në funksionimin e sistemit imunitar në rritjen dhe riparimin e indeve.
Në fakt, vitamina C është po aq e rëndësishme se vitamina A kundër plakjes dhe parandalimit të sëmundjeve të lëkurës.
Konsumi i vazhdueshem i saj vetem ju ben mire. Megjithate, si cdo vitamine duhet marre ne moderim. Shoqerojeni dhe balancojeni me ushqime qe permbajne vitamina te tjera.
