Qysh me dite se si te forcojme imunitetin?
- dua.com Team ·
- 29.03.2023 ·
- No Category ·
- 2 min read
Qysh me dite se si te forcojme imunitetin? Teksa po i afrohemi stinëve të ftohta ka shumë rëndësi që ta forcojmë imunitetin tonë. Fatmirësisht janë disa fruta që na ndihmojnë shumë në këtë drejtim.
Nëse i bëni pjesë të dietës tuaj të përditshme frutat që po i përmendim më poshtë imuniteti juaj do të rritet dhe gjasat do ta kaloni këtë vit pa ndonjë grip të vështirë do të rritet.
Shegë
Konsiderohet super frutë, e njohur për vetitë e saj antioksidante. Shega (si të gjitha frutat me ngjyrë të kuqe) është veçanërisht e pasur me anthocyanins që luftojnë radikalet e lira.
Përgjegjëse për plakjen dhe sëmundje të tilla si kanceri. Është gjithashtu shumë e pasur me vitaminë C dhe minerale të tilla, si: kalium, hekur, kalcium dhe magnez.
Portokall
Një minierë e vërtetë e vitaminës C. Portokallet forcojnë sistemin imunitar dhe na mbrojnë nga veprimi i viruseve dhe baktereve.
Por përveç kësaj, ato janë të pasura me antioksidantë që pengojnë radikalet e lira dhe substancat që bllokojnë toksinat e prodhuara nga ushqimi i papërshtatshëm.
Kivi
Burimi i fibrave dhe vitaminave C dhe K, që ndihmojnë në koagulimin. Kivi është gjithashtu një minierë kaliumi që kontribuon në shëndetin e zemrës dhe po kështu që nxit thithjen e hekurit dhe bakrit
Mandarina
Përveç të qenit shumë ta pasura me vitaminë C, mandarina dallohet si një një burim i çmuar i mineraleve, të tilla si kaliumi.
Është ndër frutat më të përshtatshëm për t’u çlodhur sepse është e pasur me barominë (një substancë që promovon gjumin).
Gjithashtu ndihmon rregullsinë e zorrëve sepse janë të pasura me fibra.
Dardha
Të pasura me polifenole që parandalojnë veprimin shkatërrues të radikaleve të lira, dardhat gjithashtu përmbajnë një sasi të lartë të kaliumit.
Ato ndihmojnë në mbajtjen e presionit arterial dhe fibrave nën kontroll, po kështu rrisin ndjesinë e ngopjes dhe ndihmojnë në mirëfunksionimin e zorrëve.