Qysh me e largu erën nga këpucët?

  • dua.com Team ·
  • 12.09.2017 ·
  • Qysh Me ·
  • 1 min read
Elle

Me të vërtet, era e pakëndshme e këpucëve është bezdisëse. Ne detyrohemi t’i pastrojmë shpesh ato, dhe t’i mbajmë në ambiente të hapura për të eliminuar erën e rëndë të tyre.

Thuhet se këtë erë të pakëndshme të këpucëve, e shkakton lagështia dhe prania e baktereve. Ja çfarë duhet të bëni për të eliminuar erën e pakëndshme nga këpucët:

Sodë buke

  • Spërkati këpucët me pak sodë buke dhe lëri ashtu gjatë gjithë natës.
  • Para se t’i mbathësh në mëngjes, pastroji nga soda.
  • Mbeturina prej letre – Një sasi letrash të bëra bashkë vendosi në këpucë gjatë natës.
  • Ato do të thithin të gjithë lagështirën dhe do ta largojnë erën e keqe të këpucëve.

Në akull

  • Futi këpucët në një qese të erret dhe futi në frigorifer.
  • Temperaturat e ulëta do të vrasin të gjitha bakteret.

dua.com Team

Related