Qysh me e mbajte fytyren e paster?
- dua.com Team ·
- 27.03.2023 ·
- Qysh Me ·
- 3 min read
Qysh me e mbajtë fytyrën e pastër gjatë javës? Nëse e keni fytyrën e pastër ju jeni shumë me fat. Mirëpo në ditët e sotme ka shumë pak vajza që e gëzojnë një fat të tillë. Fatkeqësisht, askush nuk ka kohë për maska të përditshme.
Mirëpo një herë në javë mund ta bëni një të tillë që ta mbani fytyrën e pastërt. Në kuzhinë i ke përbërësit që të mbajnë fytyrën të pastër për gjithë javën. Kjo është një metodë shumë e thjeshtë dhe natyrale. Për të gjithë ata që vuajnë nga yndyra, sidomos, por edhe për fytyrat me probleme.
Si ta përgatisim?
- Fillimisht, përziej një lugë gjelle e gjysmë sodë buke me një lugë gjelle ujë. Nëse nuk krijohet një lloj kremi, atëherë shto edhe pas sodë.
- Pastroje fytyrën me ujë të ngrohtë, por jo shumë të ngrohtë dhe pastaj aplikoje përzierjen me kujdes.
- Nëse ke fytyrë të yndyrshme, mbaje për rreth 10 minuta derisa lëkura ta ketë thithur masën. Nëse ke fytyrë të ndjeshme, atëherë kujdes nëse mund të të irritohet dhe mbaje më pak minuta.
Në fund shpërlaje fytyrën me ujë të ngrohtë dhe mos harro të aplikosh kremin hidratant në mënyrë që lëkura të mos thahet.
Pse kemi lëkurë të yndyrshme e jo fytyrën e pastër?
Prodhim i tepërt i sebumit, karakteristikë e lëkurës së yndyrshme, mund të vijë nga faktorë të ndryshëm që shpesh veprojnë të kombinuar me njëri-tjetrin:
- Faktorët gjenetikë: flasim në këtë rast për predispozicion familjar
- Faktorët hormonalë: Një çekuilibër i hormoneve si testosteroni, kortizoli që nxisin një mbiprodhim të sebumit.
- Stresi: ndryshimi i ekuilibrit normal të organizmit mund të shkaktojë mes të tjerash një mbiprodhim të sebumit.
- Produktet kozmetike të papërshtatshme: përdorimi i tyre mund të thajë në mënyrë të tepërt lëkurën duke nxitur një reagim të mbiprodhimit të sebumit nga gjendrat dhjamore.
- Dieta e papërshtatshme: kryesisht konsumi i alkoolit dhe ushqimeve me yndyrë mund të shkaktojë vështirësi në tretje dhe mbingarkesë të mëlçisë.
- Patologjitë: e para mbi të gjitha, tek gratë, është sindromi i vezores policistike,por dhe gjendjet inflamatore sistematike.