Qysh me e pastru fytyrën nga pikat e zeza?
- dua.com Team ·
- 07.04.2017 ·
- Qysh Me ·
- 1 min read
Pikat e zeza shfaqen kudo në fytyrë sidomos në zonën T (balli, hunda dhe mjekra). Ato shfaqen për shkak të sekretimit të tepërt të yndyrës në lëkurë, kështu që kategoria më e ekspozuar ndaj pikave të zeza janë njerëz të cilët kanë fytyrë të yndyrshme. Ndiqni hapat e mëposhtme për t’i zhdukur njëherë e përgjithmonë pikat e zeza:
Lani fytyrën:
Hapja e poreve të lëkurës lehtëson procesin e pastrimit, për këtë merrni një tenxhere me ujë dhe hidhini trumzë, më pas vendoseni të vlojë. Mbajeni kokën mbi avujt në tenxhere për disa minuta. Pastaj përpiquni të hiqni pikat e zeza me pambuk.
Maskë pas pastrimit:
Merrni pure patateje me një infuzion të lules së radhiqes (në ujë, shtoni disa luleradhiqe dhe vëreni ujin të vlojë), dhe pak qumësht. Përzierjen e përftuar aplikojeni në fytyrë. Lëreni të veprojë për 1 orë dhe më pas shpëlajeni fytyrën më ujë të vakët.