Qysh me e ruajtë freskinë e bananeve?
- dua.com Team ·
- 17.03.2017 ·
- Qysh Me ·
- 1 min read
Sa më shumë që të qëndrojnë, shansi më i madh është që bananet të marrin ngjyrë të errët dhe të bëhen shumë të buta. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se janë të prishura, por shumica nesh i do më shumë kur janë më të forta dhe të freskëta. Si t’i mbajmë të freskëta? Ekziston një truk i thjeshtë.
Tashmë e dini që bananet nuk do të duhej t’i mbani në frigorifer. Ajri i ftohtë do t’i bëjë që kjo perime të marrin ngjyrë të errët, andaj mënyra më e mirë është t’i mbani sa më larg frigoriferit. Bëni këto veprime: rrënjën e bananes mbështilleni me folie najloni. Në këtë mënyrë rrënja nuk do të marrë ngjyrë të errët, andaj më gjatë do të ruajë freskinë dhe nuk do të bëhet tepër e butë.