Qysh me fitu para nga Ethereum Mining?
- dua.com Team ·
- 29.03.2023 ·
- Qysh Me ·
- 6 min read
Ethereum Mining – Si me fitu para prej saj? Kohëve të fundit në Kosovë është shfaqur trendi i “mining” për kryptovaluta (cryptocurrency) të ndryshme, dhe sipas gojëdhënave më e popullarizuar për mining në Kosovë duket të jetë Ethereum (ETH).
Arsyeja e këtij trendi është padyshim rritja masive e vlerës së Ethereumit për një kohë shumë të shkurtër në botën e kryptovalutave.
Vlera e 1 Ethereumi e shprehur në dollarë me datën 29 Mars 2023 është 1 ETH = $1808.46
Mining (shq. Mihja) e Ethereumit për momentin është goxha përfituese për startups dhe investitorë me buxhet të lartë. Për entuziastet e kryptovalutave, në këtë artikull do t’ju tregojmë se qysh me ndërtu një Ethereum mining rig me 6 GPU (Graphics Processing Unit/Kartela Grafike).
Më poshtë do t’ju listojmë të gjitha pjesët harduer që nevojiten për të ndërtuar një Ethereum mining rig me 6 GPU.
Procesi i ndërtimit të rig-ut është i njejtë me ndërtimin e një kompjuteri, por në këtë rast në vend të 2 kartelave grafike (GPU), do të vendosni 6 GPU për t’a rritur fuqinë e mining/mihjes.
Motherboard / Pllaka amë & Procesori
Pjesa e parë harduerike që nevojitet për ndërdtimin e rig-ut është motherboard-i (shq. pllaka amë). Motherboard-i duhet të jetë i përshtatshëm për 6 GPU (shq. kartela grafike).
Është shumë e rëndësishme që procesori të jetë kompatibil me motherboard, si dhe kombinimi i këtyre dyjave të përkrahë punën e 6 GPU (kartelave grafike) në të njejtën kohë.
Kombinimi më i përshtatshëm i motherboard-it dhe procesorit është Asrock H81 Pro BTC Motherboard dhe procesori Intel Celeron G1840 Processor.
- ASRock ATX H97 Anniversary Edition Motherboard & Intel Celeron G1840 Processor
- MSI Z97 Intel LGA 1150 Gaming Motherboard & Intel Celeron G1840 Processor
- Asrock H61 Pro BTC Motherboard & Intel Celeron G1840 Processor
- Asrock B85 Anniversary Motherboard & Intel Celeron G1840 Processor
- Gigabyte F2A88X-D3H Motherboard & AMD Athlon X4 860k Processor
PSU – Power Supply Unit
Power supply shërben për furnizimin me energji elektrike të komponenteve të rig-ut. Përzgjedhja e power supply bëhet pas llogaritjes së konsumit të energjisë elektrike të të gjitha pajisjeve harduerike.
Nëse një GPU konsumon energji elektrike 135 Watt, atëhere 135 x 6 GPU = 810 Watt. Pjesët tjera të gjitha së bashku konsumojnë rreth 290 Watt. Prandaj 810 Watt + 290 Watt = 1100 Watt, rrjedhimisht një power supply me fuqi 1200 Watt mjafton.
Përveç fuqisë, efiçienca e power supply është e rëndësishme për të zvogëluar koston e shpenzimit të energjisë elektrike për kohë afatgjate. Sipas efiçiencës, këto klasifikohen në bronz, silver, gold, dhe platinum.
Zgjedhja më e mirë për nga efiçienca është platinum, më saktësisht Corsair AXi Series, AX1200i, 1200 Watt (1200W), Fully Modular Digital Power Supply, 80+ Platinum Certified
RAM Memoria per Ethereum Mining
Për mining/mihje nuk nevojitet RAM memorie me kapacitet të madh, mjaftojnë 4GB DDR3 me 1600 MHz. Si opcion i volitshëm është Kingston Value RAM 4GB 1600MHz
Hard Disku
Hard Disku nevojitet për instalimin e sistemit operativ që shërben për mining/mihje. Preferohet të jetë Solid State Drive për shkak të shpejtësisë, dhe ky është më i përshtatshëm: SanDisk SSD PLUS 120GB.
Kartelat Grafike x 6 GPU
Varësisht nga fuqia e mining/mihjes dhe efiçienca e kartelave grafike, mund t’iu sugjerojmë disa prej tyre:
AMD Radeon Rx 580 – Kjo GPU ka fuqi të mining/mihjes 29 MH/s (mega hash për sekond) dhe shpenzon 135 Watt të energjisë elektrike.
Për nga fuqia dhe efiçienca për momentin është një prej GPU-ve më të përshtatshme për mining/mihje, por kushton më shtrenjtë se verzionet më të vjetra të llojit të vet.
Sapphire Radeon Rx 480 – Kjo GPU ka fuqi të mining/mihjes 27 MH/s (mega hash për sekond) dhe shpenzon 150 Watt të energjisë elektrike.
USB Riser kablla
Për t’i lidhur kartelat grafike me pllakën amë nevojiten 6 kablla të llojit USB riser: GPU Riser Adapter – Ethereum Mining ETH.
Mining Rig (Korniza prej druri/metali per vendosjen e pajisjeve)
Korniza nevojitet për vendosjen e pajisjeve, është konstrukt i thjeshtë që mund t’a ndërtoni vetë nga druri apo metali.
Instalimi i sitemit operativ për mining Eth OS
Sistemi operativ që përdoret për mining/mihje të Ethereum quhet ETH OS.
Ky është sistem 64-bit i bazuar në sistemin operativ Linux dhe mund të përdoret edhe për mining të kryptovalutave tjera si Zcash, Monero, dhe shume kryptovaluta tjera që mund të mihen duke përdorur kartela grafike.
Sitemin operativ Eth OS mund ta shkarkoni falas nga këtu: http://ethosdistro.com/
Llogaritja e fitimit eventual
Me fuqinë e mihjes prej 29 MH/s të një kartele grafike, rig-u i ndërtuar do të ketë 6 x 29 MH/s = 174 MH/s.
Shpenzimet e energjisë elektrike bazuar në të gjitha komponentet, dhe sipas përzgjedhjes së power supply janë 1200 Watt.
Çmimi i energjisë elektrike në Kosovë është rreth 0.07 €/KWh.