Qysh me forcu imunitetin?

  • dua.com Team ·
  • 24.03.2023 ·
  • Qysh Me ·
  • 3 min read

Qysh me forcu imunitetin? Një imunitet i fortë na garanton një trup të shëndetshëm. Na mbron nga sëmundjet e viruset që mund të na sulmojnë.

Ja cilat vitamina duhet t’i merrni më shumë dhe cilat ushqime duhet t’i konsumoni më shpesh:

Forconi imunitetin me Vitaminën C

Mungesa e vitaminës C mund të dobësojë sistemin tonë imunitar dhe ta bëjë atë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Marrja ditore e vitaminës C është thelbësore për shëndetin, sepse trupi ynë nuk e prodhon atë.

Lajm i mirë është se vitamina C gjendet në shumicën e ushqimeve, pa pasur nevojë ta përdorim përmes hapave. Ushqimet e pasura me vitaminë C janë limoni, portokalli, mandarina, luleshtrydhja, spinaqi, brokoli, lakra jeshile etj.

Vitamina D

Është e rëndësishme jo vetëm për kockat tuaja, por edhe për mbrojtjen imunitare dhe parandalimin e kancerit dhe diabetit. Ndaj, konsumoni produktet e qumështit, peshk, vezë dhe perime të gjelbra.

Edhe ekspozimi ndaj diellit, nëse bëhet në orët e rekomanduara dhe me mbrojtjen e duhur, është një mënyrë e shkëlqyer që trupi të përthithë në sasinë e duhur këtë vitaminë të çmuar.

Vitamina B6

Vitamina B6 shërben si një mbështetje për reaksionet biokimike të sistemit imunitar. Ushqimet e pasura me këtë lloj vitamine përfshijnë ushqimet e mëposhtme: mish i pulës, salmon, tuna, mëlçi, maja, banane, spinaq, rrush, soja, vezë, qumësht, patate.

Vitamina E

Kjo vitaminë është një antioksidues i fuqishëm që ndihmon trupin të luftojë infeksionet. Ushqimet e pasura me vitaminë E janë bademi, arra, farat e lulediellit, spinaqi, avokado, majdanoz, ullinj.

Kërpudhat

Disa lloje kërpudhash janë konsideruar si ilaçe të vërteta. Për shembull, shiitake, maitake dhe reishi. Gjenden edhe si kapsula, të lehta për t’u përtypur, duke lehtësuar aktivitetin e sistemit imunitar ndaj infeksioneve, kancerit dhe alergjive.

Karotat

Të pasura me betakarotene, ndihmon në rritjen e numrit të qelizave të gjakut për të luftuar infeksionet, duke mbështetur veprimin e limfociteve dhe për të ndihmuar në eliminimin e radikaleve të lira, duke e pastruar trupin dhe ngadalësuar plakjen.

Ato janë një nxitës i mirë i qelizave makrofage, të cilat prodhojnë ato substanca që shkatërrojnë qelizat e kancerit.

Hudhra

Është një nga ato ushqime që ka aftësinë ë forcojnë sistemin imunitar duke stimuluar shumëzimin e qelizave që kanë rolin në luftimin e infeksioneve. Ajo gjithashtu ndihmon në pastrimin e toksinave dhe qelizave kancerogjene nga trupi dhe mbron zemrën nga formimi i pllakave në arterie.

 

dua.com Team

Related