Qysh me fresku ajrin brenda shtëpisë?
- dua.com Team ·
- 25.11.2016 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Freskuesi juaj i ajrit, i bërë tërësisht në kushte shtëpiake. Thjeshtë, fusni në ujë të gjithë përbërësit me aromë të mirë, bimët, pemët, mëlmesa dhe ato do ta lëshojnë erën e vet përmes avullimit. Përkufizojuni tek përbërësit të cilët mundeni lehtë t’i blini dhe nuk janë shumë të shtrenjta. Të gjitha që ju duhen janë:
Frutat
Ju rekomandojmë citronn, sepse e ka erën më intensive, zgjat më shumë dhe i jep ambientit ndjenjën e freskisë.
Bimët
Përsëri mund të përdorni çfarë të doni, por aromën më të mirë e kanë ruzmarina dhe temjani. Gjithashtu, nga bimët tjera mund të përdorni : degë pishe, ekstrakt vanilje, bajame, pastaj mëlmesa, si: anis, cimet, dhe karafil Mënyra e përgatitjes është shumë e thjeshtë. Të gjithë përbërësit të cilët i keni zgjedhur, lagini me ujë dhe lërini në shporet të zihen, më pas uleni pak zjarrin dhe ngadalë përziejini, hidheni më pas në një enë dhe kjo është e tëra.
Qysh me kriju freskues ajri?
Freskuesit e ajrit janë të mbushur plot me kemikale dhe përbërës të cilët nuk janë të njohur për ne. Këto mund të jenë edhe mjaft të kushtueshme. Është shumë e thjeshtë të krijoni një freskues vet me erë të këndshme.
Përbërësit:
- 1 gotë sodë bikarboni
- 10 pika vaj esencial të preferencës suaj.
- Shtoni një gotë sodë bikarbone në një kavanoz të vogël.
- Shtoni vajin esencial të zgjedhjes suaj, preferohet vajin limoni, livandos apo mentes.
- Përzieni përbërësit derisë të jetë inkorporuar vaji në gjithë sasinë e sodës.
- Bëni disa vrima në kapak dhe vendoseni në dhomë për ajër të freskët.