Qysh me gatu pite me spinaq?

  • dua.com Team ·
  • 07.09.2020 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

A dini të gatuani pite me spinaq? Ose kur është hera e fundit që keni ngrënë pite me spinaq? Nëse ju ka marrë malli për të por nuk dini ta gatuani, mos u brengosni. Ne po ju sjellim recetën e duhur! Nëse i ndiqni udhëzimet tona hap pas hapi do t\’ju dal një pite pas të cilës të gjithë do t\’i lëpijnë gishtat!

Përbërësit për pite me spinaq

Brumi:
  • 1 kg miell
  • 500 ml ujë
  • 200 gr yndyrë/vaj ulliri
  • 1 luge kripë
Mbushja:
  • 1 kg spinaq
  • 100 gr djathë
  • 5 luge kos
  • 1 vezë
  • 2-4 qepë të reja
  • 1 luge kripë

Procedura e përgatitjes së pites me spinaq

  • Ujit me kripë i shtojmë miellin. Së pari afër 600gr, pastaj duke i shtuar nga pak gjerë sa të fitojmë brum homogjen, mesatarisht të fortë.
  • Ngadalë brumin e formuar e ngjeshim dhe e ndajmë në afërsisht 18 copëza në madhësinë e vezës. I ngjeshim një nga një kuleçët dhe i lëmë te mbuluar me letër kuzhine 10 – 20 min, deri sa brumi të fryhet.
  • Pastaj duke i përmiellur i hapim kuleçtë me hollues, gjithmonë duke treguar kujdes. Petët i rreshtojmë një nga një duke i lyer me nga një lug vaj, i ndajmë në dy kate me nga nëntë petë.
  • Njërin kat e shtrijmë mbi tepsinë e lyer me pak yndyrë, ia shtojmë përzierjen e spinaqit të grirë dhe kriposur, djathin,vezën, kosin dhe sipas dëshires qepët.
  • Katin tjetër e hedhim sipër spinaqin dhe formojmë rrethin e pites duke bashkuar skajët e dy anëve, pastaj shtojmë yndyrën e mbetur dhe pitën e përfunduar e fusim në furrë të nxehtë.
  • Pitja piqet për 40 -50 min. në temperature prej 250 grad dhe serviret me kos. Ju bëftë mirë!

dua.com Team

Related