Qysh me gatu torte me boronica?

  • dua.com Team ·
  • 19.06.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

Nëse boronicat janë fruti juaj i preferuar ju shumë lehtë mund të gatuani një torte me boronica. Madje ajo është shumë e preferueshme për ditët e verës sepse ftohet si një akullore. Ne ju garantojmë se nëse ndiqni recetën tonë ju do të hani një nga ëmbëlësirat më të  shijshme në formë akulloreje. Prandaj mos hezitoni ta provoni recetën tonë.

Përbërsitë:

  • 200gr biskota të bluara
  • 100gr margarinë
  • 250 gr mascarpone
  • 250 gr halta
  • 100 gr boronica
  • 50 gr sheqer
  • 1gotë ujë
  • 1 lugë niseshte

Procedura

Së pari biskotat e bluara me margarinën e shkrirë i përzini së bashku. Deri sa të krijohet një masë homogjene. Ashtu si edhe e dini, margarina ndihmon në lidhjen e biskotave. Pastaj këtë përzirje e vendosni në tepsi të tortës. Përzierjen e lini në frigorifer për gjysmë ore. Në ndërkohë ju mund të përzin halten. Asaj ja shton mascarponen.

Pastaj e përziejmë mirë dhe e vendosim mbi biskota. E lëmë 30 minuta në frigorifer.  Boronicat me ujë,sheqer dhe niseshte i vlojmë mirë, për rreth 10 minuta. Ato i lëmë të ftohen. Pastaj ja kthejmë përmbi tortës. E përziejmë me lugë edhe sipër tortës që të shpërndahet dhe duket më bukur. Kështu kjo torte me boronica është gati. Para se ta servojmë e lëmë të ftohet për tri orë.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023