Qysh me gjet dua.com në Telegram app?

  • dua.com Team ·
  • 08.11.2021 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Qysh me gjet dua.com në Telegram app? Dua tashmë është kthyer në një platfromë të plotë sociale, ku çdo shqiptar mund të gjejë veten – gjithashtu edhe atdhetarët e vet. Nisur nga kjo, platforma sociale e duas shtrihet kudo, thuajse në cdo rrjet social ku është e mundur ta kontaktosh. 

Përveç rrjeteve sociale të njohura si: Facebook, Instagram, Pinterest, Twitter dhe Linkedin, dua ka gjetur mënyra të tjera për të siguruar një kontakt më të gjerë me përdoruesit dhe jo vetëm të aplikacionit të saj. 

Një nga këto aplikacione është edhe Telegram, ku dua.com ka krijuar dy grupe. Më parë, po ju tregojmë pak se çfarë është Telegram app.

Telegram – Një epokë e re komunikimi

Telegram app është një softuer falas, super-platformë e mesazheve të çastit dhe bazuara në cloud. Shërbimi gjithashtu ofron thirrje & video të kriptuara nga fillimi deri në fund, VoIP, ndarjen e skedarëve dhe disa veçori të tjera. Fillimisht u lançua për iOS në 14 Gusht të vitit 2013 dhe Android në Tetor të vitit 2013.

Që prej atij momenti, telegram ka siguruar miliona përdorues duke konkuruar kështu edhe rrjetin gjigand të komunikimit siç është What’s Up apo Facebook Mesenger.

Nisur nga siguria që ky aplikacion ofron, ekipi i duas mendoi të krijoj dy grupe nga të cilat çdo përdorues ka mundësinë të hyj dhe të na kontaktoj direkt për çdo paqartësi.

Community Chat: https://t.me/duacomchat

Aty mund të na gjeni e të na drejtoni cdo pyetje që mund të keni. Në Community Chat keni mundësinë të komunikoni direkt me ne edhe për probleme të ndryshme teknike në lidhje me aplikacionin. Shkarkojeni aplikacionit e Telegram duke klikuar në këtë link: https://telegram.org/

Announcements: https://t.me/duacommunity

Ndërsa sa i përket Announcements Community, mund t’i bashkoheni grupit dhe të infrmoheni për çdo gjë të re në lidhje me platfromën tonë. Aty do të informoheni të parët se çfarë po ndodh në dua.com, çfarë dhe kur do lancohen veçoritë e tjera e kështu me radhë.

Bashkojuni platformës më të madhe të shqiptarëve dhe na kontaktoni kudo që është më e lehtë për ju.

dua.com Team

Related