Qysh me humb peshë më lehtë?

  • dua.com Team ·
  • 15.06.2020 ·
  • Qysh Me ·
  • 3 min read

Vetëm ata që e kanë provuar vet e dinë sa vështirë është të humbasësh peshë. Ndonjëherë edhe kur u përmahesh komplet dietës, ushtrimeve apo këshillave të ekspertëve rezultati thjeshtë mungon. Kjo është dëshpruese.

Megjithatë nëse keni vendosur të humbisni peshë ju nuk duhet të dëshproheni. Nëse angazhoheni seriozisht rezultati nuk do të mungojë vetëm se do të vonohet paksa për shkak të rrethanave të ndryshme. Më poshtë ne po ju përmendim vetëm disa teknika që do t’ja u lehtësojnë humbjën e peshës.

Përtypni çamçakëz

Besojmë se nëse keni vendosur të humbisni peshë tashmë keni një plan ushqimor të cilit po i përmbaheni. Nëse ndonjëherë mes këtyre shujtave po ju merr uria atëherë mos u tundoni të hani diçka që ju prish regjimin ushqimor. Thjeshtë përtypni një çamçakëz sepse ai do të ua largoj urinë.

Pini kafe

Gjatë ditës pini kafe ama jo kafe me qumshtë. Përdorni kafen turke apo kafen amerikane. Gjithmonë pa sheqer. Këto dy llojë kafesh largojnë urinë dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur. Edhe nëse nuk i keni konsumuar më herët filloni tani sepse gradualisht do të mësoheni me shijen e tyre.

Hani dredhëza

Në listën e ushqimeve që konsumoni gjatë dites shtoni edhe dredhëzat. Dredhëzhat hyn në mesin e frutave më më së paku kalori. Ato do të ju ngopin. Plus edhe kaë shije të mirë si dhe janë plotë vitamina. Prandaj gjatë ditës hani lirisht një grusht dredhëza.

Pini ujë të gazuar

Shmangni pijet me sheqer si dhe pijet e gazuara mirëpo përdoreni lirisht ujin e gazuar. Madje përdoreni në vend të çdo pije jo të shëndetshme që keni përdorur më parë. Edhe në vend të alkoolit. Nuk do të keni dëmë nga uji i gazuar.

Përdorni pijata të vogla

Ky është një trik i thjeshtë por që do të ju ndihmojë shumë. është shumë e rëndësishme që gjatë rrugëtimit për humbje peshe të hani porcione të vogla. E këtë mund ta bëni duke përdour piata të vogla. Kësisoj ato do të jeni të mbushura dhe syri juaj do të jetë i ngopur me ushqim.

Ecni

Edhe nëse jeni përon që nuk e preferoni sportin apo fitnesin nëse doni të humbisni peshë duhet të paktën të ecni. Bëjeni ecjen pjesë të përditshmërisë tuaj. Filloni me minimalisht 5.000 hapa në ditë duke vazhduar me shtimin e tyre deri në 10.000 hapa në ditë. Mos harorni se e vetmja mënyrë për të humbur peshë është të digjni më shumë kalori se sa që merrni gjatë ditës!

dua.com Team

Related