Qysh me humbë peshë me ndihmën e mollës?

  • dua.com Team ·
  • 10.03.2017 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Fibrat janë pjesë e rëndësishme e ushqimit të balancuar, ndërsa të shkëlqyeshme janë edhe për dobësim, sepse mbushin stomakun dhe kështu krijojnë ndjenjën e ngopjes. Shumica e njerëzve nuk konsumojnë shumë fibra. Rekomandohet që femrat duhet të konsumojnë 25 g në ditë, ndërsa meshkujve u duhen 35 g.

Megjithatë, konsumimi mesatar i fibrave është vetëm 15 g, çka është shumë pak. Një mollë përmban 4.4 g fibra. Kjo mund t’ju duket pak, por llojet e fibrave të cilat do t’i gjeni në mollë janë pektinat, të cilat, për dallim nga llojet tjera të fibrave, krijojnë ndjenjën e ngopjes për një kohë më të gjatë. Hulumtimet kanë treguar që pjesëmarrësit, të cilët rregullisht hanë mollë para shujtës dukshëm më lehtë e mbajnë peshën, por edhe dobësohen.

Qendra gjermane për hulumtime të kancerit ka konstatuar që personat të cilët hanë të paktën një mollë në ditë kanë rrezik më të vogël nga kanceri i zgavrës së gojës, gjirit, zorrës së trashë, veshkave dhe vezoreve. Molla është antioksidant i fortë dhe bllokon rritjen e qelizave të kancerit dhe përmirëson sistemin e imunitetit. Kështu, nuk ka arsye që molla të mos bëhet fruta juaj e preferuar. Nuk ka rëndësi a e hani në mëngjes, para ushqimit apo pasdite.

dua.com Team

Related