Qysh me humbë peshë me qumësht?

  • dua.com Team ·
  • 11.03.2017 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Qumështi është një prodhim shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për njeriun. Në përbërjen e tij gjenden vitaminat A, B, C, E, kalciumi, si dhe shumë minerale, proteina. Konsumimi i një litre qumësht brenda ditës përmbush nevojat e organizmit me proteina.

Prodhimet e qumështit po ashtu ndikojnë mirë në sistemin tretës, prandaj edhe nëse dëshironi të humbisni në peshë, do të ishte mirë ta përdorni në njërën apo tjetrën formë , qumësht, djathë, kos. Dieta me qumësht ul nivelin e kolesterolit në gjak, forcon kockat, sistemin nervor, normalizon funksionimin e zorrëve dhe përmirëson mikro-florën. Gjithashtu, kjo dietë përmirëson gjendjen e lëkurës e madje ndihmon edhe në largimin e akneve. Këto janë disa nga arsyet pse është kaq popullore.

Dieta me qumësht – menyja

Para secilit vakt, konsumoni një gotë ujë mineral të pa-gazuar.

Mëngjesi:

  • 1 kos,
  • 1 banane,
  • çaj me mjaltë apo kafe me qumësht, pa sheqer.

Dreka:

  • 100 gr drithëra,
  • 200 gr djathë,
  • 1 gotë qumësht.

Darka:

  • 1 vezë e skuqur,
  • sallatë me perime,
  • djathë të freskët
  • dhe një gotë kos.

Pas Darkës:

  • 1 dardhë,
  • kos.

dua.com Team

Related