Qysh me i ardh era e mire shtepise?

  • dua.com Team ·
  • 29.03.2023 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Ka shumë rëndësi që ambientit ku jetojmë të jetë i pastër dhe t’i vije era e mirë shtëpisë. Lajmi i mirë është se këtë mund ta bëni edhe me disa produkte qe i keni në shtëpi.

Pa pasur nevojë të bilni aromatik të ndryshëm që ndonjëherë kushtojnë shtrenjtë. Lexoni më poshtë disa udhëzime se si mund ta bëni këtë!

Limon dhe rozmarinë 

E tëra çka ju duhet për këtë aromatik është ujë, limon, rozmarinë dhe ekstrakt vanile. Pasi t’i zini ujin e vendosni në një kavanoz të thjeshtë. Me pak dekor ky aromatik mund të duket edhe bukur.

Të gjithë e dimë se era e limonit simbolizon pastërtinë. Kur kombinohet me rozmarinë dhe vanilë aroma del shumë e këndshme dhe e lehtë. Era e mirë do ndihet në gjithë shtëpine tuaj.

Kanellë dhe portokall

Nëse nuk ju pëlqejnë qirinjtë e tymosur kemi një recetë shumë të mirë për ju. Ju mund të përgatisni një freskues ajri me kanellë dhe portokall. E bërë me uj, vaj të kanellës dhe lëvore të portokallit, kjo aromë ajri do ta bëjë shtëpinë tuaj të nuhasë si vjeshtë.

Provojeni dhe nuk do të zhgënjeheni. Edhe këtë mund ta dekoroni ashtu siç është më e përshtatshme për ju.

Boronicë, portokall dhe bimë të thata

Uji i zier me boonica, portokall dhe bimë të thata që njihen si potpourri mund të i japin shtëpisë tuaj një aromë të jashtzakonshme që ju kujton festat e fundvitit.

Sipas dëshirës edhe këtij aromatiku mund të ja shtoni ekstraktin e vanillës sepse ajo i jep një nuancë të veçantë aromatikut.Në fund vendosni edhe këtë aromatik në ndonjë kavanoz apo enë të përshtatshme.

dua.com Team

Related