Qysh me i ditë arsyet e marramendjes?
- dua.com Team ·
- 04.10.2017 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Shpesh herë ju ndodh që gjithçka që ju rrethon, rrotullohet dhe ju nuk dini përse.
Ndaj është e rëndësishme të kuptojmë se marramendja mund të jetë tregues i një problemi madhor.
Sipas ekspertëve, marrja e mendve shkaktohet nga arsye të ndryshme, të cilat më së shumti kanë lidhje ankthin, aneminë, plakjen apo infeksionin në vesh.
Disa shpjegime gjenden më poshtë:
- Ankthi – Nëse përveç marramendjes keni edhe shqetësime të tipit nervozizëm, shqetësimeve të ndryshme, rrahje të larta zemre dhe ndjenjën e tmerrit, ka shumë mundësi që ankthi të jetë problemi juaj.
- Tension i ulët gjaku – Tensioni i ulët shkakton marrje mendsh, sidomos kur ngrihesh me të shpejtë nga një pozicion ulur ose shtrirë direkt në këmbë.
- Plakja – Marrja e mendve ka më shumë mundësi të ndodhë nëse muskujt që gjenden tek sytë, sistemi i balancimit dhe veshi i brendshëm, nuk punojnë më në harmoni me njeri-tjetrin.
- Anemia – Lëkurë e zbehtë, pafuqi dhe lodhje janë efektet anësore të anemisë, ose më saktë, e mungesës së hekurit në gjak. Marrja e mendve shkaktohet, pasi nga mungesa e hekurit prodhohen më pak qeliza të kuqe në gjak. Sasia e ulët e qelizave të gjakut do të thotë dhe nivel i ulët oksigjeni në tru.
- Infeksion në vesh – Bakteret dhe viruset e ndryshme mund të shkaktojnë marrje mendsh, të përziera si dhe inflamacione në pjesën e veshit të brendshëm, të cilat shkaktojnë humbje të përkohshme të dëgjimit.
