Qysh me i ditë arsyet pse bien flokët?
- dua.com Team ·
- 26.09.2017 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Problemi se pse bien flokët mund të bëhet serioz ndaj bëni mirë të kuptoni shkakun që fshihet pas tufave të flokëve që gjenden thuajse kudo ku jeni dhe ju.
Nuk mund t’i stiloni flokët çdo ditë
Përdorimi i mjeteve të nxehta e produkteve kozmetike dëmtojnë flokët që në rrënjë duke shkaktuar hollimin apo këputjen e flokëve. Ja pse bien flokët.
Stresi ndikon në rënien e flokëve
Periudhat e stresit shoqërohen me rënie flokësh, irritim të lëkurës, shtim në peshë etj.
Keni mungesa mineralesh
Ashtu si trupi juaj ka nevojë për një dietë të ekuilibruar me përbërësit e duhur për të qëndruar të shëndetshëm, dhe flokët kanë nevojë për minerale të ndryshme si hekuri, magnezi e proteina të ndryshme.
Për flokë të shëndetshëm dieta juaj duhet të përfshijë kos, mish pule, arra etj,.
Mosfunksionimi i tiroides
Hypothyroidism (tiroide jo aktive) dhe hyperthyroidism (tiroide tepër aktiv) të dyja gjendjet mund të shkaktojnë rënie flokësh
Ju vuani nga policistitet ovariane (në vezore)
Ky çrregullim endokrin shkakton një çekuilibër hormonal.
