Qysh me i dite disa ide per dhurata

  • dua.com Team ·
  • 23.03.2023 ·
  • Kuriozitete ·
  • 2 min read

Qysh me i dite disa ide per dhurata? Për rastet kur keni dashur t’i dhuroni dikuj të afërt një dhuratë kuptim-plot (dhe me gjëra që mund t’i gjeni gati në shtëpi), kjo dhuratë është tamam për ju!

Ne kete menyre ju perpos se do te kurseni para, edhe do te dhuroni dicka mjaft unike dhe speciale.

Mos harroni se gjithmone ne si njerez duhet ta vleresojme me shume gjestin dhe vleren shpirteore te dhurates. Me shume se sa vleren materiale te saj.

Prandaj na besoni kur ju themi se nese e realizoni kete dhurate personi i cili do ta marr do te ndihet shume i lumtur. Ai/ajo do ta dije se eshte me fat qe ju ka ju ne jeten e vet. Ja disa ide per dhurata.

Gjeni në shtëpi një kavanoz

Merrni nje letër ngjyrë rozë dhe të bardhë, marker të kuqe, një shirit dhe parfum. Xixat janë opsionale. Keto ju duhen qe t’i jepni forme kesaj dhurate!

Pastroni kavanozin dhe liheni të thahet anash

Merrni letrat e bardh dhe preni në kolona të vogla ku do shkruani nga një gjë të mirë për individin të cilit/cilës i dedikohet dhurata. Shtroni letrat ne tavoline dhe spërkatini me parfum që cdo letër të ketë aromë të këndshme dhe kujtim prej jush.

Letrat e palosni një nga një dhe i futni në kavanoz

Nëse keni xixa, i derdhni brenda që letrat të spërkaten me vizëllimë dhe fundi i kavanozit të fundrrojë me shkëlqim. Vendosni kapakun dhe e mbështillni kapakun me letrën rozë. Leter në të cilën duhet qenë vizatuar topa të kuq për zbukurim. Pasi që të vendoset letra, të mbështillet gryka e kavanozit me shirit. Mund të spërkatni edhe më shume parfum nga jashtë nëse preferoni dhe gëzoni dhuratën tuaj personale e simbolike!

Këto ishin disa ide per dhurata, shpresojmë të ju kemi ndihmuar.

dua.com Team

Related