Qysh me i dite disa keshilla per te udhetuar ne menyre te zgjuar?
- dua.com Team ·
- 31.03.2023 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
10 këshilla për të udhëtuar në mënyrë të zgjuar. Shumica e njerëzve nuk kanë lindur të talentuar për të udhëtuar në mënyrën e duhur. Në fakt të dish si të udhëtosh është diçka që vjen vetëm me përvojën në rrugë.
Pa e zgjatur shumë po ju listoj disa hile dhe këshilla se si të udhëtoni në mënyrë sa më të zgjuar edhe nëse jeni fillestar.
- Gjithmonë paketoni një peshqir.
- Blini një çantë shpine / valixhe të vogël.
- Paketoni lehtë, por merrni çorape shtesë.
- Rezervoni fluturimet 2-3 muaj përpara, për të marrë çmimin më të mirë.
- Merrni me vete një kartë bankare shtesë dhe kartë krediti.
- Sigurohuni që të përdorni karta bankare pa tarifa.
- Udhëtoni vetëm, të paktën një herë në jetë.
- Mos kini frikë të përdorni një hartë.
- Mos e ki problem të humbasësh qëllimisht.
- Gjithmonë vizitoni zyrën lokale të turizmit.
Këto janë vetëm 10 këshillat e para, sigurisht do mund të ndalesha tek secial prej tyre.
10 këshilla të tjera shumë shumë të vlefshme.
- Kur dilni, merrni vetëm atë që ju nevojitet.
- Mbani gjithmonë një kyç, do t’ju duhet shpesh të kyçni gjëra.
- Bëni kopje shtesë të pasaportës dhe dokumenteve tuaja të rëndësishme.
- Pyesni personelin e hotelit për informacion – edhe kur nuk jeni duke qëndruar atje.
- Mësoni frazat bazë në gjuhën amtare të destinacionit tuaj.
- Mos fluturoni drejtpërdrejt, por zgjidhni ndonjëherë tranzitin.
- Gjithmonë qëndroni pas udhëtarëve të biznesit kur jeni në linjat e sigurisë.
- Kur të regjistroheni në hotel, mos kini frikë të kërkoni një azhurnim.
- Bibliotekat, Starbucks dhe shumica e kafeneve kanë Wi-Fi falas.
- Mbani me vete pajisje bazë të ndihmës së parë.
Në artikullin e radhës do t’ju sjellim edhe shumë hile apo këshilla të tjera të vlefshme.
Të gjitha këto do t’ju përgatisin në njëfarë mënyrë për një udhëtim me sa më pak probleme. Kështu që, për ta mbyllur, ju urojmë udhëtim të mbarë!
