Qysh me i ditë faktorët që ndikojnë në peshën tuaj?
- dua.com Team ·
- 13.01.2017 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Ndërkohë që janë disa faktorë që mund të ndikojnë në peshë, tri ndër to kanë ndikim më të madh e ato janë: pijet, stresi dhe gjumi.
PIJET:
Nëse ju dëshironi të humbni peshë, çaji gjelbërt do të ishte një zgjidhje e thjeshtë dhe ekonomike. Studimet kanë treguar se gratë që e konsumojnë atë rregullisht kanë një nivel më të ulët të kolesterolit dhe triglicerideve.
STRESI:
Stresi shkakton rritje të kortizolit në gjak, një hormon që është thelbësor për të mbajtur ekuilibrin biokimik të trupit. Rritja e nivelit të kortizolit ndikon në shtimin e peshës, sidomos në zonën rreth stomakut dhe belit. Këto lloje të depozitave yndyrore njihen dhe si \”dhjam\” toksik. Një efekt po aq negativ i kortizolit është ndikimi i tij në nivelet e insulinës me cka sjell një c\’rregullim në balancimin e sheqerit.
GJUMI:
Shumë pak gjumë mund të ngadalësojnë procesin e humbjes së peshës. Studimet tregojnë se gratë që flejnë më shumë se shtatë orë, janë më të holla se ata që flejnë shumë më pak. Kjo për shkak se niveli i kortizolit fillon të rritet pas orës 22:30 dhe 23:30 , në qoftë se ju jeni ende zgjuar.