Qysh me i dite llojet e kokedhimbjes?
- dua.com Team ·
- 03.04.2023 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Dhimbja e kokës mund të shoqërohet me dehidratim, lodhje e simptoma të tjera. Mirëpo llojet e kokëdhimbjes dallojnë nga njëra-tjetra.
Njerëzit mund të mendojnë se thjesht e kanë nga lodhja, por këto të fundit mund të paralajmërojnë dhe praninë e një sëmundjeje.
Ekzistojnë katër lloje kryesore të dhimbjes së kokës dhe secila prej tyre mund të thotë diçka për shëndetin, por e rëndësishme është të dalloni dhimbjet nga njëra- tjetrën.
Dhimbje koke shkaktuar nga tensioni
Një dhimbje koke tensioni është lloji më i zakonshëm i dhimbjes së kokës. Ajo ndjehet si një dhimbje e vazhdueshme ose presion rreth kokës, sidomos pas kokës dhe qafës.
Ekspertët besojnë se kjo lloj dhimbje koke mund të shkaktohet nga tkurrja e qafës dhe muskujt, e cila mund të jetë një përgjigje ndaj stresit.
Migrenë
Migrena prek rreth 38 milionë burra, gra dhe fëmijë vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Migrena është më shumë se vetëm një dhimbje koke dhe shoqërohet me të vjella, marramendje, ndjeshmëri ekstreme ndaj dritave dhe erës.
Dhimbja te zona e syve
Kjo dhimbje zakonisht prek zonën e syve dhe prek më shumë meshkujt sesa femrat. Shkaku është i panjohur, por kjo lloj dhimbje koke ndodh kur një rrugë nervore me bazë në tru është aktivizuar.
Dhembja e sinuseve
Kjo është një nga llojet e kokëdhimbjes më të pa durueshme. Dhimbja e kokës nga sinuset e bllokuara apo të infektuara shoqërohet me ethe dhe presion rreth syve, ballit dhe mollëzave.
Duke klikuar këtu ju mund të lexoni qysh me lehtësu kokëdhimbjen me tre mënyra të thjeshta.
