Qysh me i ditë metodat më të mira për pastrim të njollave?

Shumë njolla dinë të shndërrohen në ankth, sidomos nëse janë në copëzat tona të preferuara. Me ndihmën e këtyre truqeve shtëpiake njollat do të largohen ‘si në reklama’.

Buzëkuqi

Në heqjen e buzëkuqit ndihmon një gogël me tul buke. Ngjyrat e forta të buzëkuqeve janë shumë efektive dhe tërheqëse, megjithatë, problemi qëndron kur ai përfundon në rroba. Komplikimi shtesë është ai që buzëkuqet e sotshëm përkatësisht qëndrojnë më shumë. Këtu ndihmon buka e bardhë- hiqeni koren, më pas nga tuli i bukës bëni një topth. Fërkoni shenjën me bukë, kjo do të ndihmojë që shenja të hiqet nga materiali. Më pas atë garderobë lajeni në mënyrë të zakonshme.

Shenjat nga ngjyrat e vajit dhe markeri

Njollat nga ngjyrat e vajit dhe markeri mund të duken të rënda, megjithatë, do të hiqen me shpejtësinë e dritës nëse përdorni llak për flokë dhe përbërës për dezinfektim të duarve. Lëreni të qëndrojë 10 minuta, më pas lajeni në rrobalarëse me temperaturë të lartë.

Njollat nga bari

Trajtoni njollën me kombinim të hidrogjenit dhe përbërësve për larje të enëve. Është treguar si përbërës shumë i suksesshëm edhe përzierja e hidrogjenit, sodës bikarbon dhe ujit të nxehtë. Mbeturinat e barit shumë mirë i absorbon edhe shkumësi i bardhë i shkollës.

Detergjent shtëpiak për pastrim

Në dukje duken të thjeshta, por bëjnë mrekulli! Nga përbërësit janë të nevojshëm uthulla e bardhë, zbardhues, hidrogjen, lëng limoni, sapun natyral dhe dielli! Më e rëndësishmja që materialin e posalarë ta ekspozoni menjëherë në diell që të thahet.

Dylli (qiriu)

Truqet shtëpiake që i kanë zbuluar gjyshet tona: dyllin e ngrirë mund ta largoni kur në te të vendosni një letër gazete, e më pas t’i bini mbi me hekur.

Ngjyrat nga akryli

Trajtojini me një leckë të thjeshtë apo me pecetë të zhytur në alkool, më pas fërkojeni me sfungjer.

Image

 

Më shumë artikuj: